Punonjesit e OSHEE-së në Krujë në vazhdën e kontrolleve intensive për minimizimin e humbjes së energjisë elektrike kanë konstatuar në fshatin Derven një ambient të përshtatur si shtëpi bari.
Në momentin që kanë konstatuar banesën kanë njoftuar menjëherë policinë e cila që është përgjigjur menjëherë.
Pas kontrolleve të bëra nga policia, rezultoi se në banesë nuk jetonte njeri. Ndërkohë u shpallën në kërkim dy shtetasit, H dhe B.Xh të cilët mësohet të jenë pronarë të banesës së braktisur. Në “shtëpinë e barit” u gjetën dhe u sekuestruan 100 bimë kanabis sativa të cilat ishin kultivuar nëpër vazo.