Punonjësit e policisë së burgjeve kërcënojnë me protesta, Macaj: Kërkojmë rritje rroge dhe përmirësim të kushteve të punës! Kemi dërguar peticion me 200 firma

1 Nëntor 2020, 17:34| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 18:31

  • Share

Punonjësit e policisë së burgjeve paralajmërojnë protestë nëse Ministria e Drejtësisë nuk plotëson kushtet që ata kërkojnë prej kohësh. Kreu i sindikatës, Valentin Macaj nga Shkodra u shpreh se kemi bërë peticion me 200 firma dhe nëse nuk marrim përgjigje brenda një jave do të ngrihemi në protestë. Kërkesat kryesore; janë rritja e pagave sipas gradave, përmirësimi i kushteve të punës, uniformat e reja, transporti, etj.

Punonjesit e burgjeve i kanë lënë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Burgjeve 1 javë afat në plotësimin e kërkesave të tyre ligjore në të kundërt futen në protestë. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i sindikatës së punonjësve të burgjeve Valentin Macaj i cili tha se nëse punonjësit e burgjeve futen në protestë vendi shkon në kolaps.

I pyetur mbi arsyet e marrjes së firmave të punonjësve dhe kërkesat e tyre ai tha kërkohet marrja e masave për përmirësimim e situatës në sistemin penitenciar shqiptar, duke filluar nga rritja e pagave, kushtet e punës, vakti ushqimor, uniforma të rregullta, transporti, kushtet në vendin e punës, kutitë e ndihmës së shpejtë, sigurimi i jetës.

"Ligji është miratuar në qershor është dekretuar dhe ka hyrënë fuqi me 1 gusht. Kaluan 3 muaj dhe VKM për pagën e re sipas gradës nuk ka dalë. Puna në ditët e pushimit zyrtar nuk paguhet 100% mblodhem 220  firma të punonjësve të cilat janë gati për grevë, ne presim dhe reagimin kryeministrit zotit Rama të cilit i kami çu dhe një peticion ku i paraqesim kërkesat kryesore bazike për plotësimin e kushteve të punonjësve të policisë në burgje", ka thënë Macaj.

Në vendin tonë, ka thënë Maçaj, nuk zbatohet Kodi i Punës, Ligji për policinë e Burgjeve, të Drejtat Ndërkombëtare të punës dhe Konventat e miratuara që janë të gjitha në rregull por nuk po gjejne zbatim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altin: 01/11/2020 20:54

    Ca eshte kjo sindikate qe mbledh vetem 200 firma?! Jane bere sindikatat si cunat e lagjeve hajde mbledhim 10 vete e japim ultimatume. Pse vetem 200 vete kur punonjesit e burgjeve jane me mijera?! Dhe e dyta, e di ky si kryetar sindikate qe policise nuk i lejohen grevat dhe protestat qe bllokojne punen e tyre? Valentin Maca e zeze duhet ta lexoje kodin e punes perpara se te mbledhe 200 shoke e te pretendoje qe paska sindikate qe i ben presion qeverise

    Përgjigju
  • Kajo: 01/11/2020 18:07

    Keni te drejte u keputet.Cfare duhet te themi per ata qe punojne ne miniere ose ne ndertim.

    Përgjigju
    • DPB: 02/11/2020 07:46

      Ke te drejte o shok, ti nje hajdut ke ne lagje dhe nuk ben dot gjum, hajde provoje njeher te punosh ne mes te 1200 te bugosurve dhe pastaj fol...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?