Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhuruan gjak për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
Punonjësit e Policisë i janë përgjigjur menjëherë thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Tiranë, për të dhuruar gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia, si mënyra më e mirë për t’iu ofruar atyre, shpresë dhe mbështetje.
Përtej përkushtimit të përditshëm për sigurinë dhe rendin publik, dhurimi i gjakut është një akt solidariteti dhe humanizmi që forcon lidhjen e Policisë me komunitetin.
Komente
