Punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestë: Kemi 3 muaj pa marrë pagat! Do të bllokojmë punën nëse nuk do të marrim paratë (VIDEO)

21 Mars 2023, 09:28| Përditesimi: 21 Mars 2023, 10:52

  • Share

Mosmarrja e pagave prej 3 muajsh ngriti në protestë punonjësit e portit të Shëngjinit. Një pjesë e tyre nuk e nisen punën mëngjesin e së martës, duke kërkuar që ti jepet zgjidhje problematikes qe sipas tyre ju ka krijuar probleme financiare, pasi paga që marrin është e vetmja e ardhur për familjet e tyre.

Ndërmarrja është drejt falimentit dhe shqetësimet e tyre nuk kanë marrë asnjë përgjigje e për këtë arsye, punonjësit thonë se do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokimin e punës në port.

‘Është hera e dytë që ju kemi thirrur pasi edhe në dhjetor nuk na i kishin dhënë. Me datën 1 prill bëhen 3 muaj që nuk na kanë dhënë asnjë lekë. Nuk ka të ardhura thotë Porti nuk ë di si i menaxhojnë, por kanë filluar që ti ndajnë pagat me piketore që nuk lejohet. Duan ta shtyjnë deri pas zgjedhjeve pas zgjedhjeve do të shpallin falimentimin dhe duan të heqin edhe sektorin e zjarrfikëseve. Ne do ta vazhdojnë protestën dhe nëse nuk marrin masa që të na paguajnë në do ta bllokojmë Portin. Drejtori do të marri masa ose ta lirojë vendin e punës ose të sjelli dikë që të na japë zgjidhje.’- u shpreh një nga punonjësit.

‘Kemi 3 muaj që nuk marrim rrogat, kemi deri në 6 muaj pa sigurime shoqërore. Rrogat nuk bëhet fjalë që të na i paguajnë. Kanë përdorur metoda mashtruese duke na thënë se janë shumë mirë ekonomikisht. Për punë pagash, ata nuk kanë asnjë lloj korrektësie me ne. Kur të vijnë lekët do tua japim, por lekët nuk vijnë asnjëherë. Kemi kërkuar ndihmën tuaj që të dëgjohet zëri ynë. Ne në portin e Shëngjinit, nuk krijojnë mundësi të ardhura le të shpallin falimentin.’- tha një tjetër punonjës.

Në Portin e Shëngjinit janë 117 punonjës që po përballen me vështirësitë e pagave prej kohësh dhe është protesta e dyte që organizojnë brenda këtij viti. Drejtoria e Portit ka pranuar vështirësitë financiare të krijuara nga mungesa e të ardhura në këtë institucion që është me vetëfinancim, por qe sipas tyre po punohet për ti dhënë zgjidhje problematikes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?