Punonjësit e portit të Shëngjinit në protestë: Po na vonojnë pagat dhe nuk kemi përfituar nga paketa e anti- inflacion

11 Janar 2023, 12:10| Përditesimi: 11 Janar 2023, 12:29

  • Share

LEZHË- Vonesat e pagave dhe mospërfitimi nga shpërblimi i qeverisë përmes paketës anti-inflacion ka ngritur në protestë punonjësit e portit të Shëngjinit. Sipas tyre ky institucion po shkon drejt falimentimit, për shkak të fryrjes se organikës me punonjës fiktiv që nuk paraqiten në punë.  Kjo situatë i ka krijuar këtij institucioni probleme, dhe për rrjedhojë po reflektohet edhe në vonesat në paga.

“Jemi mbledhur këtu, disa punonjës jo të gjithë, se një pjesë dhe kanë frikë  nga drejtori e Portit, ne kërkojmë paketën, që ka nxjerrë kryeministri për punonjësit, për pagat nën 60 mijë lekë, edhe si zjarrfikës, si sektor nuk na kanë vënën në konsideratë, kanë bërë një kërkesë, por nuk e dimë kur vjen. E para.

E dyta, dhe për keq menaxhimin e portit që po shkon drejt falimentimit nga drejtoria e ndërmarrjes. Ka patronazhistë nga Partia Socialiste që nuk vijnë fare te puna. Janë 131 punonjës, ka shumë që nuk vijnë te puna, janë mbi 30 veta.

Për pagat na i kanë vonuar, nuk na i kanë dhënë në kohën e duhur, dhe pagën e dhjetorit e kemi marrë me vonesë, në vend të marrim një shpërblim si punonjës të portit, nuk na kanë dhënë as rrogën. Edhe muajin e dhjetorit akoma nuk e kemi marrë.”, shprehen punonjësit.

Nga ana tjetër, drejtori i portit Sandër Marashi pranon faktin se ky institucion ka probleme financiare, ndërsa janë shoqëri aksionere dhe nuk përfitojnë shpërblim nga buxheti i shtetit. Sajë përket akuzave te ngritur për punonjës fiktiv , ai e mohon diçka të tillë.

“Porti detar, jo vetëm i Shëngjinit,  janë shoqëri aksionere, dhe të ardhurat që shpërndajnë i krijojnë vetë, dhe i shpërndajnë vetë sipas nevojave, porti i Shëngjinit nuk financohet nga buxheti i shteti. Në i kemi dërguar një shkresë Këshillit Mbikëqyrës që të na e konfirmojnë shpërblimin që ka dalë vendim të Këshilli të Ministrave, në momentin që Këshilli Mbikëqyrës e miraton, ne me të ardhurat do ta japin si shpërblim.

Nuk është e vërtet që paguajmë njerëz që nuk vijnë, porti nuk është drejt falimentit.”, shprehet Marashi.

Porti i Shëngjinit është ndërmarrje me vetëfinancuar, që prej disa muajsh po përballet me mungesë të ardhurash për shkak se ka një rrënjë të mjeteve lundruese që e përdorin ketë port për të importuar dhe eksportuar mallra.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?