Punonjësit e portit te Shëngjinit sërish në protestë! Nuk janë paguar prej 3 muajsh, kërkojnë zgjidhje të problematikës

24 Mars 2023, 11:02| Përditesimi: 25 Mars 2023, 11:25

  • Share

Mosmarrja e pagave prej 3 muajsh ngriti sërish në protestë punonjësit e Portit të Shëngjinit. Ata u mblodhën brenda ambienteve të ndërmarrjes, duke kërkuar zgjidhje të problemit që sipas tyre ju ka krijuar vështirësi financiare. Keqmenaxhim dhe abuzimet në këtë institucion po e çojnë drejt falimentimit thonë punonjësit.

Në mbështetje të protestës ishte dhe Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj, sipas të cilit shqetësimi i tyre do ti përcillet qeverisë shqiptare.

Në portin e Shëngjinit janë 117 punonjës që po përballen me vështirësitë e pagesave prej kohesh dhe kjo është protesta e dytë që organizojnë brenda kësaj jave. Ky institucion i cili është me vetefinancim po përballet me vështirësi të shumta financiare, për shkak të rënies së numrit të anijeve që përpunohen në këtë port çka e dëshmojnë edhe pamjet e kalitës e cila ishte bosh paraditen e kësaj të premte.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?