Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj foli lidhur me skandalin e mbetjeve të kompanisë turke Kurum.
Nikollaj tha lidhur me largimin e 500 punonjësve nga puna prej kompanisë Kurum pas daljes së skandalit, se shumica e tyre kanë firmosur në mënyrë të dyshimtë në kundërshtim me legjislacionin.
Më tej, Nikollaj shtoi se kompania Kurum ka prodhuar çelik me hekura të vjetra dhe nuk ka investuar fare në teknologji.
'Unë e shoh problemi ndoshta në rrafshin më pak pragmatikë. Çështja e Kurum ka një histori jo pozitive që kur ka ardhur deri më sot. Dhe unë them më mirë që po ikën. Më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pa fund. Minerali fle poshtë Librazhdit dhe në 20 vite ai nuk ka investuar me fut një kokërr minerali. Nëse ai mban 500 punëtorë, që asnjë nuk ka kundërshtuar pse po largohet, 250 që kanë firmosur në mënyrë të dyshimtë dhe jo legjitime. Edhe marrëveshjen që ka bërë, me kë e ka bërë. Ai prodhon çelik me hekura të vjetra. Nuk ka investuar në teknologji.'
Lajmi kryesor:
Skandali me Kurum/ Çoçoli: Duhen parë nëse mbetjet janë ndryshk apo të rrezikshme, jo pre e konsipracioneve! Preçi: Investitorët e huaj vijnë falë lobingjeve politike
G.K//ReportTv.al