Agjencia Kombëtare e Informacionit ka reaguar pasi punonjësja e këtij institucioni Erisa Fero, u kap duke transprotuar drogë në Qafë-Thanë. Sipas AKSHI-t, ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.
‘Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.
Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.’- njofton AKSHI.
Lajmi kryesor:
Tentuan të trafikonin 58 kg kanabis në drejtim të Maqedonisë së Veriut, arrestohen 3 trafikantë në Qafë-Thanë, 2 në kërkim
M.Q./ReportTv.al