Kronikë

Punonjësi vdiq pasi ra nga lartësia, pranga drejtuesit teknik të firmës

12 Mars 2019, 13:48| Përditesimi: 12 Mars 2019, 13:53

  • Share

Drejtuesi teknik i një firme ndërtimi në Patos është vënë në prangat e policisë. 59-vjeçari me iniciale N.D. ,u arrestua pasi në datë 11 janar një punonjës i firmës gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga një lartësi, teksa riparonte parkun e automjeteve në qëndrën e prodhimit të naftës në Kuçovë.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?