Një nga punonjëset e helmuara është shprehur për gazetarin e Report Tv se në të vërtetë janë ndjerë keq 40 punonjëse, e jo 8 sikurse pretendon Policia e Durrësit. E shtrirë në krevat, ajo bëri të ditur se është ndjerë keq teksa po hekuroste.
"Kisha të vjella, kisha kollë, më ranë të fikët"- tha ajo për gazetarin Artur Korriku.
E pyetur edhe për numrin e punonjësve të rrobaqepësisë ku ajo punon, punonjësja dëshmoi se në repartin e hekurosjes, pastrimit dhe të makinave janë 40 punonjëse. Ajo pohoi më tej se në momentin kur gratë filluan të jepnin shenjat e para, u nxorr sëbashku me punonjëset e tjera jashtë rrobaqepësisë, të cilën e përshkruan si të mbyllur e pa ajrosje.
Pyetjes nëse raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në ambientin e saj të punës, ajo refuzoi fillimisht t'i jepte një përgjigje, për të vijuar më pas më fjalinë: "Është hera e parë për mua që punoj në të".
Lajmi kryesor: