FIER- Një aksident tragjik gjatë punës i ka kushtuar jetën një 18-vjeçari në Fieri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:15 në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është Mateo Koza.
Ka qenë punëtori tjetër K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, i cili duke duke drejtuar mjetin tip "Rrul" që ngjesh asfaltin, ka goditur Mateo Kozan, 18 vjeç i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët kan ngritur një grup hetimor për të zbardhur të plotë shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Ndërkohë në lidhje me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ku shprehen se shkak për vdekjen e 18-vjeçarit është bërë mungesa e sigurisë teknike në punë. Ndër të tjera KSSH i shpreh ngushëllimet familjes viktimes dhe kërkon nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethnave të këtij aksidenti tragjik.
"Fajtoret duhen ndeshkuar dhe nuk mund tja hedhin me nje gjobë pasi kemi të bëjmë më një jetë njeriu të humbur.Policia Prokuroria Gjykatat duhet te rihapin dosjet e aksidenteve në punë, pasi punëtorët shqiptarë po trajtohen si skllevër dhe askush nuk ndëshkohet për jetët e humbura." thuhet ndër të tjera në reagimin e KSSH.
18 vjecari është punëtori i 30 që gjatë këtyre dhjete muajve humb jeten gjatë një aksidenti në punë.
Ngushellime familjes, humbje shume e rende duke pare dhe moshen e njome te tij.
Përgjigju30 persona në 10 muaj..bo bo bo bo u shojten shqiptaret. Nga 3-5-7 persona në ditë vdesin nga aksidentet dhe armët
Përgjigju