Mensur Shtylla

Në pranga oksigjenisti 26-vjeçar në spitalin e Kavajës! Mori pa autorizim 30 bombola oksigjeni e i dërgonte në banesa! (EMRI)

14 Janar 2021, 15:27| Përditesimi: 14 Janar 2021, 17:06

  • Share

Një 26-vjeçar është vënë në pranga në Kavajë pasi akuzohet se ka marrë 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e mjekëve. 30 bombolat ai ua kishte shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm. 

Uniformat blu njoftojnë se Mensur Shtylla, me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t'ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mensur Shtylla ishte i vetmi që kishte për detyrë dhe përgjegjësi për magazinimin e bombolave të oksigjenit në Spitalin e Kavajës. Sipas gazetarit Sokol Dema, 26 vjeçari ishte përjashtuar nga spitali që në datën 11 janar.

Ndërkohë, ai vetë ka pranuar që bombolat nuk i ka dërguar në spital, por ua ka dhënë njerëzve. Rasti i tij është vënë re fillimisht nga vetë spitali, e më pas është njoftuar policia, e cila ka zbardhur ngjarjen dhe ka bërë arrestimin e 26-vjeçarit.

Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre".

Mensur Shtylla

Ora 16:45
Kush është i riu që mori nga spitali 30 bombolat e oksigjenit e ua dërgonte banorëve! Rasti u zbulua nga spitali, u përjashtua më 11 janar

1610638645_shtylla.jpg

Mensur Shtylla

Report Tv ka siguruar foton e Mensur Shtyllës, 26 vjeçari i cili u arrestua pasi kishte marrë pa autorizim 30 bombola oksigjeni nga spitali i Kavajës dhe ua shpërndante njerëzve në banesat e tyre. Mensur Shtylla ishte i vetmi që kishte për detyrë dhe përgjegjësi për magazinimin e bombolave të oksigjenit në Spitalin e Kavajës. Sipas gazetarit Sokol Dema, 26 vjeçari ishte përjashtuar nga spitali që në datën 11 janar.

Ndërkohë, ai vetë ka pranuar që bombolat nuk i ka dërguar në spital, por ua ka dhënë njerëzve. Rasti i tij është vënë re fillimisht nga vetë spitali, e më pas është njoftuar policia, e cila ka zbardhur ngjarjen dhe ka bërë arrestimin e 26-vjeçarit.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • farmaci beu: 15/01/2021 05:34

    Normal ky i shkret do e paguj se nuk te len Agron Beu se bon vet drejtorin vet mjekun dhe vet shitesin dhe ky po i jepte fare lir kto bombulat krahasim me fitim qe mban Gon beu po nuk shtet se po te ket shtet e gazetar mjafton te kerkoah ke farmaci beu nje ilac italian dhe ai e ka 3 fish me shtrejt se ne itali se nuk. shtet. dhe e paguan ky i shkret me 10 mij leksha

    Përgjigju
  • Iris: 15/01/2021 01:22

    Me para I ka dhene apo ka bere bamiresi ?

    Përgjigju
  • Eri: 14/01/2021 19:10

    Kavajsi 26 vjecar me emrin Mensur.Paska qene sperme arabi gjindja ne kavaj bre.

    Përgjigju
  • Daliu: 14/01/2021 15:37

    Ca problemi ka? Qeveria merr vaksina, dorazi, i shperndan dhe eshte ok.

    Përgjigju
    • @Daliu: 14/01/2021 18:42

      Ta uroj ty që të kesh nevojë për O2 dhe mos të ketë në spital!! Nuk po të them për familjarët e tu se nuk kanë mendjen tënde të gjithë o copa e mutit.

    • ta them un: 14/01/2021 17:57

      je nji cop trapi ti qe mendon keshtu qe nuk ta uroj qe te shkosh ne spital e mos te kete oksigjen se ky shkerdhata e ka shitur neper shtepija kundrejt pageses e i ka bere pa leje....e pastaj do thoje qe e ka fajin qeverija.yt legen njeri se nuk ju gjen gje ju debilave qe te vini men

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?