Foto ilustruese

Kronikë

Punonte si pastruese në një pallat, përdhunohet 50-vjeçarja shqiptare në Athinë, gratë dhe vajzat greke dalin në mbështetje të saj: Asnjëra nuk është vetëm

20 Qershor 2021, 16:23| Përditesimi: 20 Qershor 2021, 16:25

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Petralonas në Athinë, pasi një grua 50-vjeçare shqiptare është përdhunuar teksa po punonte si pastruese në një pallat.

Ishte një 35-vjeçar me origjinë nga Bullgaria, ai i cili e tërhoqi gruan, ushtroi dhunë ndaj saj e më pas e futi në apartamentin e tij dhe e përdhunoi pa mëshirë.

Shqiptarja pas disa orësh e mbyllur në apartamentin e përdhunuesit të saj arriti të shpëtonte dhe t’i drejtohej rajonit më të afërt të policisë për të kallëzuar momentet e tmerrit që përjetoi.

Burri bullgar është shpallur në kërkim, pasi pavarësisht se policia mbërriti në apartamentin e tij sapo ajo e kallëzoi incidentin ai kishte ikur.

Gruaja shkonte për të pastruar pallatin me apartamentet 1 herë në javë dhe qëndronte në punë për disa orë.

Poshtë shtëpisë së 50-vjeçares janë mbledhur qindra gra dhe vajza në mbështetje të shqiptares me parulla nëpër duar “Asnjëra nuk është vetëm”. 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?