Punonte si punëtor ndërtimi, humb jetën në vendin e punës 53 vjeçari në Durrës

8 Maj 2022, 17:09| Përditesimi: 9 Maj 2022, 14:04

  • Share

Një 53 vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në një kompleks në ndërtim e sipër në Lagjen 15 në Durrës.

Viktima është indentifikuar si Genci Spaho 53 vjeç dhe ishte punonjës ndërtimi në objektet që po ndërtohen ne lagjen 15 për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë ndërkohë Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasit: Leonart Pule 44 vjeç, Enea Xoxi., 56 vjeç dhe Rauf Kaci., 58 vjeç, banues në Durrës  për veprën penale të shkeljes së rregullave në punë.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?