Foto ilustruese

Punë me detyrim, studentët e mjekësisë: Ndryshimet e ligjit u bënë pa u konsultuar me ne! U injoruam për të dytën herë

2 Maj, 10:21| Përditesimi: 3 Maj, 17:58

  • Share

Qeveria ka reflektuar ndryshime në ligjin për studentët e mjekësisë, të rrëzuar pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese disa muaj më parë.

Por përmes një reagimi studentët thonë se të gjitha ndryshimet janë bërë pa u konsultuar me ta.

Të indinjuar studentët thonë se po konsultohen për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme gjyqësore dhe kushtetuese

“U informuam nëpërmjet mediave në lidhje me një projektligj të draftuar nga Ministria e Arsimit për ndryshimin e ligjit nr. 60/2023. Shprehim keqardhjen dhe indinjatën në lidhje me faktin që pavarësisht përpjekjeve tona, u injoruam për të dytën herë radhazi në procesin e hartimit të projektligjit.

Duke pasur parasysh shkeljen e afatit të lënë prej Gjykatës Kushtetuese dhe mosplotësimin e boshllëkut ligjor në lidhje me kriteret për punësim, jemi duke u konsultuar me ekipin ligjor për të ndërmarrë gjithë hapat e nevojshme gjyqësore dhe kushtetuese. Çdo përpjekje për të na injoruar në vazhdim, do të marrë përgjigjjen tonë në çdo formë, ashtu si një vit më parë" thuhet ne deklarimin e tyre të shpërndarë sot 

Në projekt-ligjin e hedhur për konsultim publik janë ulur afatet 5 vjet punësim brenda vendit me detyrim në 3, ndërsa nëse qeveria nuk e punëson brenda 3 muajsh mjekun e sapo-diplomuar.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?