Kronikë

Punëtori bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, plagoset rëndë! Shoqërohen 2 kolegët dhe përfaqësuesi i kompanisë! Momenti kur nxirret me vinç nga gropa (VIDEO)

11 Shtator 2021, 09:52| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 13:39

  • Share

TIRANË- Ramazan Dika, 50 vjeç, sapo kishte nisur ditën e punës në kantierin e një pallati në ndërtim në rrugën “Faik Konica” në Tiranë. Për fat të keq, kur po lëvizte nëpër shkallë, ra në gropën e pallatit, i cili ishte i shtruar me hekura në fundit e tij.

Si pasojë Dika ka dëmtuar rëndë shtyllën kurrizore, ndërsa është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.

Në vendin e ngjarjes është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët bënë të mundur nxjerrjen nga gropa të të plagosurit, siç shihet përmes këtyre pamjeve që Report Tv sjell. Policia ka pezulluar punimet në kantier, ndërsa ka shoqëruar për sqarim të situatës tre persona, dy punëtorë dhe një përfaqësues të kompanisë.

"Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. 

1631348002_WhatsAppImage20210911at09.33.14.jpeg

1631348018_WhatsAppImage20210911at09.30.36.jpeg

Objekti qe po ndertohet

Ora 10:08
Tiranë/ Ra nga lartësia e pallatit ku punonte, momenti kur punëtori nxirret me vinç nga gropa (VIDEO-LAJM)

Report Tv sjell video nga momenti kur punëtori, Ramazan Dika është nxjerrë nga gropa, ku ka rënë teksa ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati. Punëtori është nxjerrë nga gropa me anë të vinçit, për të transportuar më pas në spital. Gjendja e tij ëhstë serioze.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?