8 ditë grevë urie/ Punëtorët e stacionit të Pompimit në Poçem: Refuzojmë mjekët, të ndërhyjnë ambasadorët! Basha: Do jem zëri juaj

20 Shkurt 2020, 10:37| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 14:55

  • Share

FIER- Punëtorët e stacionit të Pompimit të Poçemit kanë vijuar grevën e urisë në ditën e tetë të saj, duke kërkuar pagat e prapambetura të 27 muajve. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore ata thonë se nuk do të tërhiqen deri sa të plotësohet kërkesa e tyre, ndërsa ditën e sotme kanë refuzuar edhe ndihmën mjekësore.

Po sot ka vijuar edhe greva e naftëtarëve të Ballshit në ditën e katërt të saj. Kërkesa e tyre është paga e 5 muajve që nuk kanë marrë nga kompanitë 'Bylys dhe Tosk Energji". Një nga organizatorët e grevës u shpreh për Report Tv se qëndrimi i tyre do të vijojë, por deklaroi se nëse do të marrin tre paga do të negociojnë për hapat e tjerë.

Punëtorët sot po vuajnë pasojat e privatizimi të uzinës së naftës dhe ndryshimit të shumë pronarëve brenda një kohë të shkurtër.  

Ora 11:57
Basha viziton punëtorët e Pompimit në Poçem: Qeveria ju ka tradhëtuar! Unë dhe PD do jemi zëri juaj, do zhbëj çdo padrejtësi

1582196406_bashaaa.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në Poçem në mbështetje të punëtorëve të Pompimit të cilët vijojnë grevën prej 8 ditësh. Basha thotë se ata janë keqtrajtuar nga qeveria, ndërsa shprehet se në këtë betejë Partia Demokratike do të jetë zëri i tyre.

"Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush. PoTë Dëgjoj", shkruan Basha.

Ora 11:20
Një prej organizatorëve të grevës së urisë në Ballsh: Nëse marrim 3 paga negociojmë! I gjithë qyteti e ka jetën të lidhur me rafinerinë (VIDEO)

Një nga organizatorët e grevës së urisë së 10 naftëtarëve të Ballshit ka deklaruar për Report Tv se qëndrimi i tyre do të vijojë. Ai tha se nëse do të marrin tre paga do të negociojnë për hapat e tjerë, ndërsa u shpreh se i gjithë qyteti e ka jetën të lidhur me këtë rafineri. "Ditën e sotme kemi bërë një njoftim për të organet kompetente. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me grevën e urisë. Do kërkojmë edhe mirëkuptimin e bizneseve, për disa hapa në fillim. Shpresoj të kemi një reagim sa më shpejt. Në uzinë operojnë rreth 870 punonjës. Kërkesat tona janë bazike. Prej muajit shtator kompania ka ndërprerë veprimtarinë. Ata thotë se detyrimet shëndetësore janë paguar, por ne nuk kemi marrë pagë. Biznesi me shtetin është në rregull. Shteti mbi cilën pagë i ka marrë këto detyrime. Këta duhet të na informojnë se cila do të jetë e ardhmja e fëmijëve tanë. Palët të ulen në tavolinë dhe të flasin të negociojnë.  Ne kemi bërë  javën e kaluar takime në ministri. Të dyja palët e kanë shumë të qartë kërkesën tonë. Në rast se ata na likujdojnë sot për tre paga ne do të flasim për fatin e rafinerisë. Këtu nuk jam unë që e ka marrë përsipër. Ne kemi një staf të mirëorganizuar. 10 punonjësit në grevë urie përfaqësojnë 900 punonjësit. Në grevë është i gjithë qyteti që e ka jetën të lidhur me këtë rafineri. Sot ka një vendim nga ana e tyre për të refuzuar ndihmën mjekësore", u shpreh ai.

1582194120_ballsh.jpg

Ora 10:56
Grevisti në Poçem: As prefekti nuk do t'ia dijë! Presin të shkojmë të vdekur tek familjet tona (VIDEO)

Një prej grevistëve, punëtor i stacionit të Pompimit të Poçem ka deklaruar për mediat se as prefektin nuk do t'ia dijë

"Gjendja sa po vjen e po bëhet më e rëndë. Kemi një brengë të madhe nga ky shtet. Këta janë një grusht kriminelësh që njerëzit të shkojnë të vdekur në familjet e tyre. Po ata më mirë shkojnë të vdekur se sa të gjallë. Kemi marrë prefektin në telefon por ai nuk do t'ia dijë. Kemi marrë zv. kryeministrin, zotin Erion, sa e ka marrë vesh e ka fikur telefonin. Këta që e drejtojnë këtë vend janë më të fëlliqurit në botë. Zotëria këtu nuk pranon as serum dhe ka thënë dje se më mirë të shkojë i vdekur në shtëpi. Nuk pranon", u shpreh grevisti.

Ora 10:47
Punëtori i stacionit të Pompimit në Poçem: I bëjmë thirrje ambasadorëve të ndërhyjnë! Këtu do vdesim nëse nuk marrim rrogat

Një prej grevistëve në stacionin e Pompimit në Poçem i ka bërë thirrje ambasadave të huaja në vendin tonë që të ndërhyjnë, ndërsa deklaron se nuk do të lëvizë nga aty nëse nuk merr 27 pagat e prapambetura.

"Dita e tetë sa po vjen e po përkeqësohet. Disa nga shokët tanë kanë marrë serume. Nga qeveria nuk na ka ardhur asnjë lloj përgjigje. Presim të na kthejë përgjigje sepse të gjithë jemi njerëz. I bëjmë thirrje të gjithë ambasadave të huaja të ndërhyjnë këtu sepse është një turp i madh. Ne po nuk morën rrogat nuk lëvizim që këtej. Këtu do vdesim të gjithë', shprehet grevisti.

"Ça tha avokati i popullit. Na pyeti na bëri dhe iku u largua. Ne po vazhdojmë. Do e çojmë deri në pikën e fundit. Nuk shikojmë asgjë konkrete. Ne këtu jemi. Po vdesim, këtu do vazhdojmë deri në pikën e fundit", tha një tjetër grevist.

Komento

Komente

  • redi: 20/02/2020 18:01

    Ata punetir fatkeq or Lul Basha jane viktima te krimit ekonomik qe ju bete me shitjen e Army s se e ke shit arken bosh dhe vazhdoi ne jeq nenaxhinin e qeveruse Rama qe justifikohej se eshte bisnes privat . ARMO si dhe krimet e tjera ne sektorin e naftes dhe sudomos keq menachimi duhet te getohen nga SPAKU .

    Përgjigju
  • Turi: 20/02/2020 16:44

    Mos rrini ne ballsh po shkoni ne tirane,,dhe sulmoni ministrine.....

    Përgjigju
  • Raul: 20/02/2020 15:31

    Mos u merzisni, tani qe ju erdhi Nafije dybeku per vizite punet tek naftetaret do ecin per se mbari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?