Pure me patëllxhanë të pjekur
Përbërësit:
- 4–5 patëllxhanë të mëdhenj
- 1 qepë e vogël
- 2–3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle uthull
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Shpojmë patëllxhanët me një pirun dhe i vendosim në furrë në temperaturë 200°C për rreth 40 minuta. Pas 20 minutash i kthejmë nga ana tjetër që të piqen njëtrajtësisht. Sapo të jenë pjekur, i vendosim në një qese najloni, e mbyllim dhe i lëmë 5 minuta. Më pas qërojmë patëllxhanët nga lëkura, i presim në copa dhe i vendosim në kullesë. I shtypim lehtë sipër që të nxjerrin lëngun e tepërt. Vendosim patëllxhanët në blender, shtojmë qepën e prerë në copa, uthullën, vajin e ullirit dhe kripën. I bluajmë derisa të bëhet një masë homogjene. Pureja e patëllxhanit është ideale për të shoqëruar mish të kuq të gatuar në salcë, fileto pule apo çdo gatim tjetër që dëshironi.
Komente
