Receta

Pure me patëllxhan të pjekur nga zonja Albana

11 Shtator, 12:16| Përditesimi: 11 Shtator, 12:18

  • Share

Pure me patëllxhanë të pjekur

Përbërësit:

  • 4–5 patëllxhanë të mëdhenj
  • 1 qepë e vogël
  • 2–3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle uthull
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Shpojmë patëllxhanët me një pirun dhe i vendosim në furrë në temperaturë 200°C për rreth 40 minuta. Pas 20 minutash i kthejmë nga ana tjetër që të piqen njëtrajtësisht. Sapo të jenë pjekur, i vendosim në një qese najloni, e mbyllim dhe i lëmë 5 minuta. Më pas qërojmë patëllxhanët nga lëkura, i presim në copa dhe i vendosim në kullesë. I shtypim lehtë sipër që të nxjerrin lëngun e tepërt. Vendosim patëllxhanët në blender, shtojmë qepën e prerë në copa, uthullën, vajin e ullirit dhe kripën. I bluajmë derisa të bëhet një masë homogjene. Pureja e patëllxhanit është ideale për të shoqëruar mish të kuq të gatuar në salcë, fileto pule apo çdo gatim tjetër që dëshironi.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?