'Puro shqiptar', trajneri Sylvinho pranon të marrë pasaportën shqiptare (VIDEO)

22 Nëntor 2023, 16:44| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 16:59

  • Share

TIRANË - Trajneri i Kombëtares, braziliani Sylvinho ka pranuar të marrë pasaportën shqiptare. Diçka të tillë e ka zbuluar ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që së bashku me trajnerin e Kombëtares e kanë dhënë lajmin nëpërmjet një videoje.

Nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, trajneri pranon se është qytetari më i ri i Shqipërisë, teksa në video dëgjohet "puro shqiptar", duke nënkuptuar se do jetë me nënshtetësi shqiptare.

"Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë", thotë Balla mes të tjerash.

Ndërkohë trajneri Sylvinho ka thënë se është "puro shqiptar".

"Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit", thotë trajneri i Kombëtares.

Pas suksesit dhe pjesëmarrjes së Kombëtares në Euro 2024, duket se Sylvinho po merr një bonus me pasaportën. Diçka e tillë ka ndodhur edhe me Giovanni De Biasin, ish-trajnerin që në 2016 mori pasaportën shqiptare pasi siguroi Euro 16 në Francë.

 

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pet.: 22/11/2023 16:51

    Nenshtetesia eshte me shume se nje ndeshje futbolli. Si mund te jepe nenshtesia per 1 person i cili flet me perkthyes? Mos u tallni me kombin o servile te paftyre. E bete Shqiperine shtet bananesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?