Puset e ‘Albpetrol’ shkaktojnë ndotje në Kuçovë! Ish-tekniku: Tuba 100-vjeçarë, nafta derdhet në oborret e shtëpive

11 Nëntor 2023, 13:45| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 16:49

  • Share

Braçe Demo, banor i lagjes periferike të Kuçovës bashkëjeton me një pus nafte në oborrin e shtëpisë. Nuk është i vetmi, rreth 300 puse rentabël ndodhen aktualisht në zona të banuara.

Pusi rrjedh në mënyrë të vazhdueshme e sidomos në ditë me shi. Mbetjet e naftës nga kanali kullues përfundojnë në lumin e Lapardhasë.

Si ish-teknik i naftës, Braçe Demo na tregon se tubacionet janë tejet të vjetra dhe nuk janë ndërruar që prej 1918-ës, kohë kur kompanitë italiane çelen keto puse në Kuçovë.

Tashmë këto puse i shfrytëzon kompania shtetërore e prodhimit të naftës “Albpetrol”, e cila ka shkaktuar ndotje të madhe të ujit dhe tokave bujqësore.

Një ditë më parë nisën hetimet në gjendje të lirë për për dy drejtues të Albpetrolit në Kuçovë.

Kallëzimi është bërë nga banorët e zonës, të cilët prej vitesh jetojnë me erën e rëndë të naftës që mbetet në sipërfaqe. Ndërmarja e prodhimit të naftës nuk ka bërë asnjë ndërhyrje teknike tek puset megjithëse janë prodhues rentabël.

Pavarësisht riskut të lartë ndotës të industrisë së naftës dhe rrjedhjeve nga puset, Agjencia Rajonale e Mjedisit dhe “Albpetrol” nuk kanë publikuar asnjë raport mbi dëmet që i shkaktojnë mjedisit.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sidrit Golemi: 12/11/2023 10:43

    Keto tuba e tubacione, deri 100 vjecare, jane e kane mbetur aty, e punojne kane punuar edhe per keto 33 vjet e kusur, ku nderkohe 'Alpetrol' vete e me pas e shitur, e koncesionuar e keshtu me radhe ..., ka bere me qindra miliona e ndoshta milarda dollare "investime" per "mirembajtjen" e "zevendesimin" e tyre. A do te hetoje SPAK njekohesisht "letrat" dhe "tubat" e Albetrolit dhe te gjithe firmave, te lidhura e "te zgjidhura" ne sektorin te naftes?

    Përgjigju
  • redi: 11/11/2023 18:10

    Gjendja ne Kucove eshte alarmante dhe settee imediate e Albpetrolut eshte te beje investime ne te gjitha tubacionet e puseve . Qeveria kete vit patjeter to hedhi syte nga nafta si pasuri e madhe kombetare kombetare ,bile te ndertohet dhe nje refineri e re me kapacitet ndoshta dhe me vogel se e Ballshit dhe te nise rafinerimi I naftes bruto ne vend dhe ke shut Ilene dhe comment ne vend pasi nafta eshte hallka kryesore e zinxhirit ekonomik. Kush eshte kunder eshte keqdashesi I jeteses se shqiptareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?