Ishim të varfër, por bënim pushime të bukura! Durrës 1970-1990, Esencë-Report Tv

7 Qershor, 21:06| Përditesimi: 7 Qershor, 21:34

  • Share

Pushime bio, varfëri dhe dashuri në Durrësin e viteve 1970-1980. Pushime ku të gjithë ishin njësoj nën pushtetin absolut të vapës dhe të sistemit. Teuta Doçi dhe Alket Islami tregojnë në Esencë, nostalgjinë e plazhit shqiptar të para viteve 90. Esencë nga Eljan Tanini, cdo te premte dhe te diel ne ekranin e Report Tv.

Eljan Tanini: -Teuta, kam dëgjuar që kohët e fundit ke shumë probleme me taksitxhinjtë e Tiranës, e vërtetë?

Teuta Doçi: - U bë ca kohë që kam shumë probleme me taksixhinjtë e Tiranës. Taksixhiut të fundit që i thashë adresën më tha: -Po te Tahsim Hoxha, jo Hoxha Tahsim!

Alket Islami: -Edhe unë kur i thashë taksixhiut më ço te Sheshi ku është vrarë Coli, ai nuk e dha veten, nisi të bënte telefonata si pa e kuptuar. Në fund ia dhashë unë adresën prapë. Fëmijë ne, në atë kohë kemi kemi qarë të gjithë me vrasjen e Colit në film.

Teuta Doçi: Fëmijëvë të para viteve 90 u bënte përshtypje aktirimi im te Mimosa Llastica, më pas fëmijët e mi e panë shumë më vonë. 1972-1973 nisi dhe mbaroi filmi Mimoza Llastica

Alket Islami: -Ne pallatin ku u luajt filmi Mimoza Llastica, kanë qenë ëdhe dy selvitë e famshme të cilat sot nuk janë më. Plazhi është historia jonë, është Eros Ramazzotti me Una Terra Promessa, hapi i parë, nostalgji. Plazhi ishte ballkoni i modës, dashurisë dhe nostalgjisë. Fund vitet 70 dhe fund 80 kanë qenë ndryshe.

Eljan Tanini: -Alket, ke shkruar ne facebook:

Dossier -70-80, BRESHKA, PASARELA E ALBANIAN FASHION!

(Ky postim kuptohet vetëm nga mosha mbi 50 vjeç)

Aty ku na dridheshin rrobat e banjos, aty ku kalonin të gjitha femrat e plazhit në pasarelë!

Aty ku linim futbollin se vinte polici nga larg me një radio në qafë dhe me një top në dorë të sekuestruar nga një ndeshje tjetër te Apolonia!

Aty ku, rrinim te varkat dhe me një fishkëllimë thithëse "gjuaje gjuetinë"!

Aty ku linim pasaportën për të marrë një varkë!

Aty ku në mbrëmje bënim gropa që të binin njerëz brenda! (dramë)

Aty ku te lokali në rërë e cila hynte brenda te çimento merrje një birrë me krik dhe pak sallatë me pirunj alumini sipër një fuçie nën hijen e tendës me tjegull të lokalit !

Aty ku takoje një femër që e shkëpusje nga xhiro dhe s’dije ku të çoje duart !

Atje ku kur ishe në çadër i thoje tjetrit ngjitur:

-Më kruaj pak kurizin se s’kam mundësi!

Teuta Doçi: -Me sapun me erë të mirë nuk laheshim, por lyenim trupin që të na vinte trupi erë të mirë.

Alket Islami: -Të dielave bënim xhiron e Durrësit, jo të Tiranës. Durrsakët dallonin sepse qafën e kishin të nxirë nga dielli.

Teuta Doçi: -Në Kampin e Studentit në Durrës kam qenë 18 vjeçe.

Alket Islami: -Golemi ishte i shkëputur dhe i virgjër.

Teuta Doçi: -Ishe e lirë, ato gjuajtjet e para nga mosha të ndryshme. Vajza të bukura natyrale ka pasur disa, liria ishte e pranishme, edhe keqinterpretohej, por nuk e quaj të keqe. Jetonim kohën me ato mundësi që kishim. Kur na shkuan shokët dhe shoqet jashtë me studime, ne u kërkonim rroba banje të jashtme. Në datën 31 Dhjetor, duke u gdhirë data 1 janar, shkoje te posta e madhe, duhet të prenotoje te Hotel Kruja dhe Butrinti, se Adriatiku, Durrësi dhe Apollonia ishin për të huajt

Alket Isami: -Kishte kabina dhe vila. Kur shkoje me prindërit në plazh ishe i gatshëm të rrije me ta. Ata që kishin vespa e që vinin me to në plazh  ishin gjuajtësit kryesor. Me parashutat që binin në tokë nga fishekzjarret e Vitit te Ri bënim rroba banje ose kemisha e bluza. Mamaja më kish qendisur te rrobat e banjos logon e Pumës.  

Teuta Doçi: -Vajzat vishnin disa nallane druri, bënim edhe pasarelën e famshme buzë detit

Alket Islami: -Fotografët e plazhit kishin një çantë inkeliti, ai shihte nr dhe të jepte fotot, i gjente si magjistar. Fotot ishin standarte, plane standarte. Unë kam pushuar të të gjitha pjesët e plazhit

Alket Islami: -Plazhi ka pasur një uverturë nate, kur të gjithë flinin ose bënin dashuri, dëgjohej uvertura e trenave të punës, njësoj si gjoni, shpendi i famshëm. Filmi ‘’Dy njerëz të një qyteti’’, ishte një nga filmat më interesant, u thyen pemët se rrinin njerëzit mbi to për të pare filmin në kinematë e hapura!  

Teuta Doçi: -Skena më e bukur ishte pjesa kur ajo kishte veshur një këmishë poshtë pa gjë, kur ecte në rrugë, ishte pornografi e fshehtë!

Eljan Tanini: -Unë mbaj mend që për të lëvizur te Adriatiku merrej çdo gjë nga shtëpia, çdo send i shtëpisë, i merrnim me zis.

Alket Islami: -Shteti e kishte për detyrë të vinte për të marrë me sendet e tua. Te vagoni i trenit në fund liheshin edhe mallrat

Alekt Islami: -Kthimi nga plazhi ishte pjesa me më shumë rëndësi për të bërë bisedë me ndonjë vajzë. Treni e ulte shpejtësinë në Shkozet, ne hidheshim direkt, hidheshim nga dera. Ishte dikush i pari që e hapte derën, nëse hidhej ai mirë çdo gjë tjetër shkonte në rregull. Hidheshin të gjithë sepse fitoje një orë kohë.

Alket Islami: -Makina e firmës Tatra thithte mbeturinat ushqimore trupore, ndërkohë ne rrinim pranë saj duke parë e duke ngrënë bukën me kokën poshtë.

Eljan Tanini: -A ka pasur shumë dashuri ai plazh?

Teuta Doçi: -Plazhi po, i ka pasur të gjitha dashuritë! 

Alket isami: -Atje është historia e moshës sonë. Është bukuria e një mizerabiliteti të madh. Kemi jetuar maksimumin e asaj kohe, lumturoheshim kur shikonim dhe thonim: -Lum ata që ikën në Itali! E kam fjalën për tragetet që vinin në Portin e Durrësit . Te Breshka ishte qendra, ishte “Blloku i Tiranës’’. Hekurdha dhe Iliria ishin mirë, ziente rinia.

Eljan Tanini: -Deri kur keni shkuar në këtë plazhin e pa shkatërruar? 

Teuta Doçi: -Deri në vitin 1991, më pas jo. Te Adriatiku ka qenë mrekulli. Takoheshim shpesh, shokët tanë që ishin student jashtë shtetit na sollën Walkman.

Alket Islami: -Kur i mbaje kufjet në vesh, hynte fm. Sterio, fm dhe dëgjonim Norbën përtej detit. Në 1 padhjetë e premte, niste hitparade, afër valëve të Tiranës, ishte Rai. Ndërsa në 4 padhjetë e shtunë, ishte prapë hitparade. Dëgjohej edhe Jugosllavia. Kishte edhe shumë Radio Fatosi të vogla. Harruam anijen punëtori, ajo ishte legjenda e kohës. Deri në fund ishte në Banjë, në Liqenin e Banjës. Me të bëhej xhiro, gjithë bregut. Kishte edhe raste që gjenim shishe shamposh të hedhura nga anijet

Eljan Tanini: -Si është puna e tubave nëpër trena?

Alket Islami: -Tubat u hoqën pas vitit 1982, mbahej faturino në to. Nisën aksidentet masivisht. Filluan të hidheshin drejt njerëzit. Ka njerëz që janë vrarë në ato trena. Varfëria arrinte kulmin, infrastruktura e vështirë. Humbje një orë kohë plazh nëse nuk hidheshe nga treni kur ai e ngadalësonte ca shpejtësinë.

Teuta Doci: Ushqimi ishte gjithmonë me vete.

Alket Islami: -Të kishe përballë një vajzë si Teuta, mënyra si do e haje domaten duhet të bëje kurs një javor. Mënyra e futjes së dhëmbëve në domate ishte shkollë më vete!

Teuta Doçi: -Më vete për të ngrënë merrnim speca të skuqur, djath,  domate që ishin ngrohur, të mbështjella të gjitha këto me Gazetën Bashkimi. Mezi prisnim të shkonim në plazh që të merrnim një shalqi. Kthimi ishte tmerr, asnjë nuk ishte i lumtur. Shumica rrinin në këmbë

Alket Islami: -Mbanim me vete edhe një çels kopil. Futeshim në banjo kur iknim pa bileta. Ishte vështirë për bileta, si rasti i atyre që falsifikuan biletat e trenit. Kush kishte njerëz në Durrës ishte më i privilegjuar. Duhet të falenderojmë për këtë situatë çamët e Durrësit që ishin pjesa private e kësaj situate. Plepa të mbushur me njerëz që flinin pasdite nën to. Nuk kishte shërbime. Durrësi po e vuan ende këtë gjë, nuk ka vende për rekreacion. Hapësja e aranxhatës lidhej te cepi i karrocës e varej herë pas here. Gjeje edhe ndonjë aranxhatë të mbushur keq, kur nuk të pëlqente e lije, sepse ishte e mbushur gjys për gjys. Aranxhata portokall, ose esencë koka kole! Durrësi ka pasur një bum me reçelin dhe artikuj sportiv, por edhe biçikletat kineze.

Teuta Doçi: -Bargmintonin nuk e luanin të gjithë! Sport i bukur me pupla ku i dëgjohej vetëm ajo pak zhurmë, vetëm kaq

Alket Islami: -Ne e bëmë të bukur atë kohë, por ka qenë një kohë mizerje.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erblin: 08/06/2024 17:25

    Vetëm 1/5 e familjeve bënin plazh. Tjerët nga viti 2005 i kanë pa detet

    Përgjigju
    • Fshatari: 08/06/2024 19:45

      Ai Ka vajt ne det.dikush ne liqen ne pogradec.dikush ne lum.dikush ne koman Öse fierze.te ghuthe benim plazh o plak can hapni barkun Kot.

  • dori: 08/06/2024 05:50

    ISHIM ME MIRE ATEHERE,,,,KISHIM PASTERTI,,REND,,E SIGURI..,NE PLAZH, .NE BARRAKA RTINIM NEE PLAXH,,POR ISHIM TE LUMTUR...SOT I HEDHIN MALOKET CIGARET NE RERE,,DHE CDO GJE USHQIMORE..ME COPA BUKE,,LEKURE SHALQINI,,,FARA PJESHKASH...

    Përgjigju
  • Iris: 08/06/2024 03:57

    As nje te treten e asaj qe behej ne plazh nuk keni treguar.Ky emision duhej bere me disa seri vetem per kete teme.Kemi mall e kujtime edhe pse ishim te vegjel e nuk i ndjenim vuajtjet e peripecite e te rriturve,qe nga sigurimi /me mik/ i kabines,shperngulja e udhetimi per ne plazh me /lacka e placka/,pastrimi /me themel/ i kabinave,problemet me ujin e banjot,gatimi neper kabina me furnelat e famshme,rradhet per te blere ndonje ushqim,vallezimi te pista,orkestat,kanali im i preferuar vetem me muzike,pa lajme qe jepte radio Tirana kastile vetem per sezonin e plazhit,ambulantet e pijeve e akulloreve,por dhe te topave e gomardareve te plazhit e /kinkalerite/ e cikerimave,etj,etj,etj.O.M.G! Love it,love it,love it!

    Përgjigju
    • Lui: 08/06/2024 14:43

      Te gjitha te verteta pervec mikut per kabinen e plazhit. Ishte vertete e veshtire, por pushimet dhe kabinen e gjenin pothuaj te gjithe, sidomos punetoret. Me mik duhet te gjeje dicka qe nuk te takonte. Psh babai im kishte te drejte flete kampi ne Pogradec dhe ia jepte nje kusheriri doktor sepse ne kampin e punetoreve (nga vete fjala), kishin te drejte vetem punetoret. Gjths ajo kohe deshmon qe pasuria financiare e materiale qe pretendohet qe eshte sot, nuk te ben te lumtur.

  • Plaku: 07/06/2024 23:52

    Si esht ajo shprehja turke ei shenelaj inallialla , po pse ça jemi te pasur??? O ju te shkatarroni se qeshuri, hej shenelai inalli alla

    Përgjigju
  • Suela: 07/06/2024 23:37

    Po pra shkonin ne plazh borgjezia koministe e Tiranes se Shqiperia kalbej ne pune per keta fytyra te shemtuta.

    Përgjigju
    • Sueles: 08/06/2024 07:58

      Tani qe e ke borgjezine kapitaliste je me mire? Ta shtypin baben me fuoristrade edhe te paguajne shpenzimet e varrimit. Pushime te mbara!

    • Lala: 08/06/2024 07:37

      Qeke rend fare.un jam I persekutuar por plazhin e Kam Ber asi gjith te tjetet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?