Sociale
Drejt Punës

Pushime falas nëpër Shqipëri, gramshioti rrëfen aventurat në 'Një nga ne': Si më ngatërruan banorët me të huaj

9 Korrik, 20:33| Përditesimi: 9 Korrik, 20:39

  • Share

Në kulmin e sezonit turistik të githë kërkojnë arratisje nga rutina e lodhshme e javës. Shqipëria është një parajsë që duhet zbuluar dhe për ta bërë të mundur këtë, nuk iu nevojiten shumë të ardhura në dispozicion.

Besmir Xhepexhiu, shofer në profesion, çdo fundjavë e kalon duke eksploruar me një kosto minimale. Prej 3 vitesh udhëton vetëm me biçikletë në rrugë të pashkelura, liqene, fshatra të harruar.

“Dikur bëja 20 km vajtje-ardhje për në punë me biçikletë. Mendova të bëja diçka ndryshe. Është thjeshtë një iniciativë e imja, një dëshirë e imja, një objekti i imi.

Më thonë:-“Si ia del? Me çfarë të ardhurash ia del, sa e ke pagën aty ku punon? Si ia del që gjithë javën lodhesh në punë dhe arrin të bësh edhe këtë gjë tjetër?”

Me një kosto të ulët, mjafton të kesh vullnet, pasion, ta duash atë që bën dhe çdo gjë arrihet.”, thotë Besmiri në emisionin “Një nga ne”.

Zbulimi i Shqipërisë i jep qetësinë për të rifilluar javën sërish me energji.

“Me pak vullnet, koha gjendet. Pas ngarkesës së javës në punë, gjej qetësinë dhe relaksin te udhëtimet. Tirana ka një mori mundësish ku ti mund të shfrytëzosh edhe zanatin, por edhe të eksplorosh natyrën si monumente historike, ujëvara, liqene.

Tashmë që është sezoni turistik është e mira që t'i infomojmë turistët. Jo vetëm në Tiranë, por kam lëvizur në Pogradec, Shkodër, rrethin e Gramshit, aty ku është vendlindja ime”, thotë i riu.

Në emisionin ‘Një nga ne’ sugjeron 3 destinacionet që mund të vizitoni në Tiranë pa bërë shumë shpenzime.

“Do të vizitojmë Liqenin e Fjollës, Kalanë e Petrelës dhe liqenin e Farkës.

Le të eksplorojmë vendet e bukura që ka Shqipëria. Ka grupe, por edhe individë që lëvizin të vetëm. U duket çudi një njeri vetëm mes malit apo mes ujvarës.

Shpesh më ngatërrojnë me të huaj: “Hello, paska ardhur një i huaj në zonën tonë”.

Unë mundohem të promovoj sado pak ato pjesë ku unë vizitoj në rrjetet sociale që kam aktive. Nëse dikush do, le të më bashkohet”, shprehet mes të tjerash.

“Duajeni veten, shëndetin, natyrën.  Ruajeni natyrën aty ku shkoni dhe meruni me çiklizëm”, është mesazhi që përcjell për të gjithë shikuesit duke shtuar se përfitimet shëndetësore kanë qënë të shumta nga çiklizmi.

“Mjekët më kanë cilësuar të shëndetshëm. U habita kur kam parë parametrat që ishin të gjitha në rregull”, thekson Besmiri.

Emisionin “Një nga ne “ mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?