Evis Beberi

Pushime luksoze në Turqi, bileta që ‘fundosi’ Evis Berberin

14 Mars, 16:53| Përditesimi: 14 Mars, 17:54

  • Share

1710431670_evisss.png

Kreu i ARRSH, Evis Berberi u arrestua mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK. Gjatë kohës që ka qenë krye të ARRSH-së, Beberi akuzohet nga SPAK se ka dhënë 6 tenderë kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë “DAAM ShPK”, që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

Gjatë hetimeve të SPAK, burime bëjnë me dije se agjentët e BKH-së kanë zbuluar një faturë ku nga llogaria bankarë e shoqërisë “DAAM ShPK”, në një bankë të nivelit të dytë është paguar shoqëria Arlo Travel Blu Tour Operator sh.p.k., me një vlerën 5,000 Euro.

Shoqëria “DAAM” sh.p.k., ka paguar këtë shumë për një paketë turistike për Evis Berberi dhe familjen e tij (bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur). Paketa turistike përfshinte udhëtimin me avion nga Tirana në Antalia. Berberi me familjen janë nisur drejt Antalias më datë 12.08.2020 dhe janë kthyer më datë 22.08.2020. Në këtë çmim kishte të përfshirë akomodimin në hotelin “Regnum Carya Golf & Spa Resort” në Belek, Antalia, Turqi, me dhome “Luxury”, së bashku me ushqimin “Luxury all inclusive”.

Nga procesverbali i këqyrjes dhe marrjes së të dhënave nga sistemi TIMS, rezulton se shtetasi Evis Berberi, bashkëshortja e tij, Adela Ruko si edhe dy fëmijët e mitur, me date 12.08.2020 kanë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës se kalimit kufitar Rinas, me linjën “Charter -Antalia 670-ll” dhe kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me date 22.08.2020, nëpërmjet pikës se kalimit kufitar Rinas me linjën “Charter-Antalia 670-671”.

Gjatë kontrollit të banesës së Evis Berberit e bërë më 20 shkurt të vitit 2024 janë gjetur edhe sekuestruar shumë të konsiderueshme si 15, 675 euro, 3,075 paund dhe 1,436,000 lek.


Lajmi kryesor:

Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?