Kronikë

Pushime në gjysmën e dytë të gushtit? Meteorologu: Fundjava me temperatura deri në 40 gradë! Në fund të muaj priten reshje të kufizuara

14 Gusht 2021, 13:31| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 13:43

  • Share

Gjysma e dytë e muajit gusht do të sjellë surpriza për pushuesit, ku pritet që të ketë reshje të kufizuara për periudhën 18-21 gusht. Megjithatë ditët do të vijojnë të jenë me temperatura të larta deri në 40 gradë.

Këtë fundjavë temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, duke e bërë motin të favorshëm për plazh. Sipas meteorologut Hakil Osmani, vetëm gjatë datave 18 deri më 21 të këtij muaji, moti do të freskohet, por vlerat e larta termike do të kthehen sërish.

“Temperaturat e larta në kanë shoqëruar dhe duke bërë që shpesh herë të kemi dhe temperature 39 dhe 40 gradë. Për sa I përket fundjavës do vijojnë të jenë të larta. Në vlerat e 39 gradë. Do kemi dhe mot të kthjellët, do ketë dhe vranësira të pakta, por nuk do të gjenerojnë reshje. Do jetë mot i favorshëm. Edhe parametri erës është dobësuar. Muaji gusht parashikohet të mbyllet me temperature të larta, por data 18 deri në 21 do të sjellë një freskim të vendit, ku maksimumet do ngjiten në 35 gradë celsius. Do ketë dhe shfaqje të vranësirave që do sjellin reshje të kufizuara. Reshjet në territorin shqiptar po bëjnë një kohë të gjatë që nuk ka rënë. Ka pas rrebeshe afatshkurtra. Ngrohja globale ka bërë të veten, pasi 2 dekadat e fundit kanë sjellë temperature të larta, por që nga 2015 po përjetojmë  temperature shumë të larta”, tha meteorologu, Hakil Osmani.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?