Pushime vjeshte në Drilon të Pogradecit, qytetarët: Na pëlqen qetësia, peisazhi i natyrës (VIDEO)

1 Nëntor 2020, 22:29| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 22:36

  • Share

Driloni është i bukur në çdo stinë, por peisazhi që të fal në vjeshtë nuk ka të krahasuar. Mes vjeshtës në liqen, natyra luan me ngjyrat e stinës dhe peisazhi këtu i ngjan një pikture.

Kaltërsia e ujrave të liqenit, pemët e gjethëzuara, vozitja me varkë teksa mjelmat shëtisin shkujdesur janë ato që rrëmbejnëdashurine e çdo turisti që dëshiron të njohë nga afër Drilonin.

Jo vetëm për të shijuar bukuritë e rralla natyrore,  kjo pikë turistike  shpesh zgjidhet nga turistë  vendas e  të huaj si një destinacioni kryesor i kalimit të fundjavave.

"30 vjet rrjesht që në 86 është diçka e veçantë është qytet liqenor ka freski dhe temperatura të ulëta. Saranda ka temperatura të tjera sdo isha me këtë xhup atje".

Veç vizitorëve besnikë që nuk preferojnë t’i ndahen kësaj natyre afreske e të paqtë, ata tëcilët e vizitojnë për herë të parë duket se nuk do të ngurrojnë të rikthehen sërish.

"Hera e parë, më duket shumë bukur. Ajri shumë i pastër, pushime të mira, njerëz mikpritës, ka lëvizje dhe është ndryshe nga vendet e tjera", tha një turiste.

"Vij për herë të parë në Drilon, jam kaq afër dhe se kam ditur që ekziston kjo bukuri", tha një tjetër.

"Banorët ose njerëzit janë shumë mikpritës, mua më pëlqen natyra dhe liqeni", shtoi një tjerët.

Nën shoqërinë e një gote vere, gështenjave të pjekura dhe gatimeve tradicionale turistët i dhurojnë vetes kënaqësine e një dite vjeshte në Drilon.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?