Foto ilustruese

Kronikë

Pushimet kthehen në tragjedi, mbytet një pushues serb në plazhin e Durrësit

13 Korrik 2021, 14:04| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 12:51

  • Share

DURRËS- Pushimet janë kthyer në tragjedi për një turist nga Serbia që kishte ardhur për pushime në Durrës. Report Tv mëson se ai është mbytur në plazhin e Durrësit. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, teksa viktima është identifikuar me inicialet M. S., 43 vjeç.

Prej ditësh, Report Tv ka raportuar mbi problematikën e mungesës së rojeve bregdetare në plazhet shqiptare, mirëpo ky denoncim i vazhdueshëm duket se ka rënë në vesh të shurdhët.

Asnjë nga autoritetet apo bizneset që e kanë për detyrim punësimi e një roje bregdetare nuk ka reflektuar, çka ka sjellë që pasoja të jenë tragjike. Fatkeqësisht edhe këtë sezon veror bilanci i pushuesve që mbyten në det është tragjik.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?