Politikë

Pushimi i çështjes për lobimin e PD/ PS: Prokurorë dhe gjykatës 'kap çfar të kapësh', KLP e KLGJ të nisin hetimin

13 Janar 2020, 17:40| Përditesimi: 13 Janar 2020, 18:09

  • Share

TIRANË- Reagimi i parë nga Partia Socialiste për pushimin e çështjes për tre zyrtarët e PD-së, mes tyre edhe kryedemokrati Lulzim Basha, vjen nga kreu i grupit, Taulant Balla. Për numrin dy të socialistëve, gjyqtari i çështjes, Lazer Sallaku ka zbatuar parimin "Kap ça të kapësh" (KÇK), e megjithatë ai theksoi se KLGJ dhe KLP të nisin hetimin.  

Balla shtoi se ky vendim duhet ankimuar dhe se Nik Muzin, përfituesi i parave nga PD-së duhet të merret patjetër në pyetje për të zbardhur të vërtetën

"Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim. Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare.

Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vettingut dhe që zbaton parimin “kap çfar të kapësh”, shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë.

Apelimi i këtij vendimi absurd dhe rikthimi i çështjes për hetim të plotë duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të përfituesit të parave Nik Muzin, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë", tha Balla.

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua ditën e sotme vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.  

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?