Pushkatimi i 22 intelektualëve 70 vjet më parë/ Meta: Një popull që fle në demokraci, rrezikon të zgjohet në diktaturë! 25 prilli dita e triumfit

26 Shkurt 2021, 10:11| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 10:16

  • Share

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka përkujtuar 70 vjetorin ekzekutimit të 22 intelektualëve, pa gjyq me pretendimin e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë.

Ai shkruan se kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate është simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe dhe një nder krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi duke shtuar se të tilla tragjedi nuk duhet të përsëriten.

Ai duket se këtë situatë e ka paralelizuar me ditët e sotme duke thënë “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

Meta tha se në 25 prill do të jetë dita e triumfit të demokracisë dhe fuqisë së votës të çdo qytetari.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 26/02/2021 17:57

    Ky injoranti qe kish rrjedhur e kishim kuptuar po jo ne kete fare feje qe te nxise lufte ne popull. Ky injorante e ka vendin ne biruce

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?