Biznesmeni turk, Halil Falayali

Bota

‘Pushkatohet’ Bosi i mafias turke në Qipron e Veriut, i zunë pritë jashtë banesës së tij

9 Shkurt 2022, 01:14| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 01:20

  • Share

Halil Falayali, biznesmeni turk më me ndikim në Qipron e Veriut ka rënë pre e një atentati ku ka gjetur edhe vdekjen. Mediat turke raportojnë se Halik Falyali, i njohur për lidhjet e tij të forta me nëntokën e pushtetin në këtë vend, u ekzekutua nga persona ende të paidentifikuar teksa po lëvizte me autokolonën e tij nga hoteli për në shtëpi. Bashkë me të ishte edhe bashkëshortja, e cila ka shpëtuar mrekullisht, ndërsa shoferi ndërroi jetë në vend.

Halil Falyali konsiderohet si personi më i fuqishëm në Qipron e Veriut duke qënë se drejtonte të gjithë tregun e lojërave të fatit në Turqi, linjat e trafikut të drogës si edhe të pastrimit të parave.

Thuhet se Falyali ishte duke u kthyer për në shtëpi në Çatalköy, kur makina e tij u zu në pritë dhe u sulmua jashtë banesës së tij.  Shoferi i tij Murat Demirtaş u shpall i vdekur në vendngjarje, Falyali u tha se ishte në gjendje kritike, ai fillimisht u dërgua në spitalin Girne Akçiçek, më pas u transferua në Spitalin Shtetëror Dr Burhan Nalbantoğlu në Lefkosa dhe në fund në Spitalin Privat Universitar të Lindjes së Afërt ku u njoftua se kishte kaluar. Sulmi ndodhi rreth orës 19:45. Gruaja dhe tre fëmijët e Falyali thuhet se ishin në automjetin prapa, në momentin që ndodhi sulmi. Besohet se ata nuk ishin objektivi i atentatit. Policia turke qipriote ka thënë se do të mbajë kontrolle të rrepta në të gjithë zonën rrugore drejt aeroportit Ercan ndërsa hetimet e tyre vazhdojnë.

Kush ishte Halil Falyali

Sipërmarrësi ishte në biznesin e hoteleve luksoze, pronar i hotelit Les Ambassadeurs, familja Falyali ka edhe interesa biznesi në industrinë e basteve në TRNC.

Foto e siguruar nga kamerat e sigurisë, mendohet se mjeti me dy të rinjtë ka patur gisht në atentatin e biznesmenit turk. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?