KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e nisi fjalimin gjatë tubimit elektoral në Podujevë duke pretenduar se “populli e di kush i mbron kufijtë e Kosovës”.
Kurti shmangu përmendjen e Richard Grenell në fjalim, por duket se i dha atij një përgjigje indirekte pas deklaratës ku e kritikoi ashpër se nuk është i besueshëm për SHBA.
“Po të ishin ato partitë e tjera, do të kishte qenë problem me këto komunat kufitare. Kur e ke kojshinë e keq, duhet të mbash moralin lart dhe pushkën plot”, tha Kurti.
Sulmi i Grenell për Albin Kurtin erdhi vetëm pak para zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku Kosova do të zgjedhë kryeministrin e ri. I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell tha se qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden.
Kukulla e Serbisë, pushkët plotë??? Për të vrarë lepuj në fusha besoj!
PërgjigjuTe gjitha veprimet e Kurtit i shkojne per shtat Sebise
PërgjigjuO Albin o pinguin me ke do hagesh ti me Ameriken qe te shpalli shtet te pavarur dhe te dha dinjitetin se akoma edhe sot do te ishe pjese e Serb9se.
PërgjigjuAlbini eshte si karaduza i Bajram Currit qe s'i leshon rrugen centaurit.Ai nuk paska keshilltar ushtarak.Eshte kollaj me hedh popullin ne lufte,por duhet llogarit fitorja.E more Albin , i ke hip kalit se prapthi.....
PërgjigjuKush flet ky qe ska shkrep nje pushke ne jete te vet .Kurti e ka nda mendjen me ja kthy prape Koseven Serbise
Përgjigju