Richard Grenell dhe Albin Kurti

Kosova & Rajoni

‘Pushkët i kemi plot’, Kurti i ‘përgjigjet’ Grenell? Vetëvendosja i mbron kufijtë e Kosovës

4 Shkurt, 23:01| Përditesimi: 5 Shkurt, 00:10

  • Share

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e nisi fjalimin gjatë tubimit elektoral në Podujevë duke pretenduar se “populli e di kush i mbron kufijtë e Kosovës”.

Kurti shmangu përmendjen e Richard Grenell në fjalim, por duket se i dha atij një përgjigje indirekte pas deklaratës ku e kritikoi ashpër se nuk është i besueshëm për SHBA.

“Po të ishin ato partitë e tjera, do të kishte qenë problem me këto komunat kufitare. Kur e ke kojshinë e keq, duhet të mbash moralin lart dhe pushkën plot”, tha Kurti.

Sulmi i Grenell për Albin Kurtin erdhi vetëm pak para zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku Kosova do të zgjedhë kryeministrin e ri. I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell tha se qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toma: 04/02/2025 23:51

    Kush flet ky qe ska shkrep nje pushke ne jete te vet .Kurti e ka nda mendjen me ja kthy prape Koseven Serbise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?