Blendi Klosi

'Pusho shqip', ministri Klosi: Kur kishim nevojë për ndihmë në turizëm, Kosova ishte aty

5 Tetor 2020, 20:36| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 20:39

  • Share

Ministria e Turizmit organizoi në Prishtinë eventin "pusho shqip", me pjesëmarrjen e agjensive turistike të të dyja vendeve, zëvendës kryeministrat e Kosovës, ministrin e Industrisë dhe Tregtisë së Kosovës Vesel Krasniqi.

Ministri i Turizmit dhe  Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi ka vlerësuar kontributin e lartë të kosovarëve që kanë dhënë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Në ceremoninë “Faleminderit Kosovë”, të mbajtur në Prishtinë, Klosi ka thënë se kur kishin nevojë për turizmin kosovarët ishin aty.

 “E kemi shtëpinë e përbashkët për miliona turist që vizitojnë anët tona të kufirit. Atëherë kur kishim nevojë për turizëm ishte Kosova. E filluam me Durrësin në veri e në jug. Edhe ky vit është shumë i vështirë, flukset e vizitorëve ishin të pranishëm gjatë gjithë verës. Duhet tu them faleminderit dhe mirënjohjen e pakufi”, tha Klosi.

Ai shtoi se atë pasurinë kombëtare duhet ta ofrojmë më shumë se kaq dhe ta shfrytëzojmë sfidën që na jep kjo kohë.

Ky vit megjithëse i vështirë dëshmoi se jemi kthyer të fortë dhe jemi konkurrent në rajon për të bërë më shumë ekonomi e punësim. Ne na duhet që të punojmë dhe të vendosim rregulla më të forta. Prandaj duhet të krijojmë mundësi të gjithë së bashku. Sa nevojë kemi për ta njohur njeri tjetrin”, u shpreh ministri Klosi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri tha se në asnjë vend në botë dhe në as dy vende tona nuk mund të ketë bashkërendim politik, po mos të ketë bashkërendim ekonomik.

Megjithatë ajo që është vërtetua në kohë të pandemisë është njeriu i cili në ditë të vështira arriti dhe ishte pranë vëllait të vet gjithandej Shqipërisë. Në këtë fatkeqësi, u pa sa afër jemi njëri tjetrit. Ne si qeveri do ta bëjmë punën tonë dhe formatizuan kongresin kombëtar të autoriteteve lokale”, tha Tahiri.

Vesel Krasniqi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë tha se po punohet për të forcuar këtë bashkëpunim mes dy vendeve.

Andaj për të vazhduar barrierat që na i vendosën padrejtësisht të dy qeveritë tash e 6 vjet janë duke punua intensivisht. Dhe për të forcuara këtë bashkëpunim tani së fundi për të ngritur një zhvillim ekonomik është vlerësuar se është sektori i turizmit”, tha ai.

Komento

Komente

  • Edmir Gjysha: 07/10/2020 22:33

    Po sigurisht qe po nese duam tè ngreme nivelin e arsimit duhet se pari nje rroge e mire per mesuesit dhe profesoret per ti motivuar edhe ata qe tè punojne me perkushtim, e njejtat gje vlen edhe per mjekesine!

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 06/10/2020 04:05

    Kush eshte ky Blendi Klosi shkencetari qe beri zbulimin e madh qe Covid-19 u perhapka permes tingujve te muzikes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?