Kronikë
Ekonomi

'Pusho shqip'! Shqipëria hap dyert për turistët, synohen 4.5 milionë vizitorë

30 Maj 2021, 14:59| Përditesimi: 30 Maj 2021, 19:15

  • Share

E gjithë vija bregdetare shqiptare është gati të presë turistë vendas dhe të huaj, në një vit që e gjen të plagosur nga pandemia Covid-19 por jo të pafuqishme për të nisur gjithçka nga e para dhe më të fortë. Sytë e ringritjes dhe të triumfit mbi të keqen janë përsëri mbi turizmin.

“Kam shumë besim që në 2021 do të jetë një vit ku turizmi nuk do të jetë vetëm një nxitës i ekonomisë por do të jetë një guru i jashtëzakonshëm i rritjes së cilësisë së jetës, një guru që do të predikojë jetën e mirë. Turizmi do të jetë shenja që jeta do fitojë mbi vdekjen”,tha ministri Klosi.

Përpos natyrës së bukur shqiptare që të fton të vizitosh vendin nga mali në det, thirrja që ende nuk e ka marrë të plotë përgjigjen është rritja e cilësisë së shërbimit dhe garantimi i sigurisë së pushuesve.

“Kërkesa jonë e vazhdueshme është që jo vetëm të shkojmë me shpejtësi në 10 milionë turistë në Shqipëri por të jemi konkurrent në standarde. Duhet të punojmë si industri që ofron shërbim të nivelit të lartë dhe si e tillë ka njerëz të kualifikuar nuk bëhet nëse nuk kemi biznes të paktën 8 muaj në vit, dhe zona në të cilën jemi ofron turizëm nga prilli në nëntor. Na duhet shumë të investohemi më shumë në shërbim. Turizmi është një industri e investuar në detaje”, shprehet ministri Klosi.

Nga Vlora me pedonalen e re, në Dhërmi me atmosferën që të jep shpresë për ri-ngritje pas shiut, Saranda e hap sezonin me këngë e valle.

Jo vetëm për një sezon të mbarë por Saranda po punon edhe për një ofertë turistike joshëse.

“Ne jemi të përgatitur që të bëjmë jo vetëm përmirësimin e ofertës turistike por edhe zgjatjen e saj në kohë. Sezoni turistik në qytetin e Sarandës ka nisur ka gati një muaj dhe ne çdo fundjavë presim qindra turistë jo vetëm turistë vendas por edhe të huaj. Është Polonia që zë vendin e parë nga vendet lindore është Ukraina, Serbia gjithashtu por edhe vendet nordike nuk mbeten pas”, shprehet për Report TV kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma .

Nëse 2020 u pagëzua si ‘sezoni i turizmit patriotik’ këtë vit sytë janë nga turistët ndërkombëtarë.

“Kemi filluar të presim turistë nga vendi dhe nga jashtë kufijve. Para 2 javësh erdhën turistët e parë të Ukrainës, kemi çelur Poloninë. Presim një sezon më të mirë se viti 2020. Ne kemi eksperiencën tonë që nuk shohim vetëm se çfarë do të shesim neve por edhe se çfarë do të shesë rajoni. Gjatë gjithë kohës jemi përgatitur për të nxjerrë ofertat tona dhe jo duke menduar sesa na intereson por duke i krahasuar me konkurrentët tonë”, pohon kryetari i Operatorëve Turistik për jugun Vasil Bedinaj.

Kryetari i Operatorëve Turistik për jugun Vasil Bedinaj shprehet për Report TV se përpos eksperiencës në këtë industri nuk duhet abuzuar me çmimet pasi do dëmtohej rëndë sezoni.

“Ne duam të kapim ritmin e vitit 2019 na intereson që Shqipëria të kthehet në një destinacion turistik sepse vërtet i ka plotësuar kushtet për të qenë e tillë. Të rrimë në korsionë tonë duke i mbajtur çmimet me interes pasi nëse godasim në krahun e kundërt do na kthehet në bumerang, dhe një klientë mund të vij një herë dhe nuk vjen më”, tha Vasil Bedinaj.

Me sloganin ‘Pusho shqip’, sfida e vitit është kapërcimi i 4 milionë turistëve, dhe garantimi i shëndetit të pushuesve. Sezoni është hapur edhe në Shëngjin, Fier, Berat, ndërkohë charterat e parë me turistë kanë mbërritur në vend, teksa pritet që nga korriku të ketë një fluks më të madh.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptari: 02/06/2021 18:31

    Me cmimet që po fryhen përditë, Shqipëria shumë shpejt do cfryhet nga turistat, po bënë gabimet që bëri KROACIA shumë vite më parë, dhe tani nxorën mësime..

    Përgjigju
  • Lek: 30/05/2021 15:46

    4-5 milion turiste me ket sherbim qe ju ofrojne keto biznese!vendi me me pak sherbim qe ofrohet ne Europ!kur te vie kamarjeri me rroba banje per te mare porosine ,ky eshte sherbimi qe i ofrojne pushuesve!ç'do kamarier duhet te kete shkollen perkatese dhe tenjohe gjuhen Angleze,per ti sherbyer klientit,jo ne gjuhen qe perdorin he qa ke! ose he qa kerkon ti!keshtu nuk zhvillohet turizmi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?