Pushteti vendor rrit borxhet me 2.4 mld lekë! Financat 'harrojnë' vendosjen e administratorit

26 Shtator 2020, 14:14| Përditesimi: 26 Shtator 2020, 14:40

  • Share

TIRANË- Në një kohë që disa bashki janë futur në miliarda lekë borxh, ajo e Patosit është me korrekte, me 0 detyrime të papaguara.

Debitorët më të mëdhenj janë bashkia e Tiranës me 1.9 miliardë lekë detyrime, e ndjekur nga e Kavajës me 846,4 milionë lekë, bashkia Vorë me 711,6 milionë lekë, Pogradeci me 404,5 milionë lekë dhe Kamzës me 379,1 milionë lekë detyrime të papaguara. Për 6 muajit e parë të këtij viti borxhi i akumuluar i bashkive ka arritur në 8.7 miliardë lekë nga 6.2 miliardë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u rritur me më shumë se 2.4 miliardë lekë.

Në shtator të vitit 2019, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nëpërmjet një udhëzimi vendosi t’u dërgojë administrator bashkive të cilat kanë detyrime të prapambetura ndaj palëve të treta. Por ka kaluar 1 vit dhe bashkitë vazhdojnë të rrisin detyrime të prapambetura.  Kjo rritje e detyrimeve ka ardhur edhe si pasojë e nevojave për shpenzime si pasojë e pandemisë. Nga ana tjetër vendosja e administratorit që u la në heshtje, synonte që në bashkëpunim me kreun e njësisë vendore, administratori do të hartojë një plan pune për evidentimin e nevojave minimale që ka njësia, e më pas do të nisë procesin e negocimit të borxhit dhe shlyerjes së tij me palët e treta.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?