Sulmi në Kapitol

'Pushtimi' i Kapitolit në SHBA, gati hetimi! Komisioni i 6 janarit përgatitet për seanca publike

3 Janar 2022, 12:18| Përditesimi: 3 Janar 2022, 12:22

  • Share

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e dhunshëm më 6 janar ndaj Kapitolit, po planifikon zhvillimin e seanca televizive dhe mbatjen e një serie raportesh në muajt e ardhshëm për të paraqitur gjetjet e tij, e për të bërë publike intervistat që ka kryer.

Komisioni shpreson jo vetëm të tregojë rrezikun që paraqiste ngjarja, por edhe t’u kundërvihet pretendime të rreme të ish-presidentit se zgjedhjet u manipuluan. Po kështu komisioni do të shqyrtojë se si zoti Trump u përpoq të ushtronte trysni mbi disa shtete dhe ndaj Kongresit për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve që shpallte fitues demokratin Joe Biden.

Komisioni po përpiqet t’i kundërvihet një përpjekjeje në rritje nga Donald Trumpi dhe shumë prej aleatëve të tij republikanë për të minimizuar sulmin ndaj Kongresit nga ana e mbështetësve të tij.

Ligjvënësit kanë intervistuar më shumë se 300 dëshmitarë, kanë mbledhur dhjetëra mijëra dokumente dhe kanë udhëtuar në të gjithë vendin për të biseduar me zyrtarë që kanë administruar procesin zgjedhor, të cilët ishin vënë nën trysni nga ish-Presidenti Donald Trump.

Komisioni përballet gjithashtu me barrën për të bindur publikun amerikan se gjetjet e tij janë të besueshme e të bazuara në fakte.

Nëntë ligjvënësit, shtatë demokratë dhe dy republikanë, janë të bashkuar në qëndrimin e tyre për të dëshmuar pamjen e plotë të asaj që ndodhi më 6 janar.

Qëllimi nuk është vetëm të tregojnë rrezikun që paraqiste sulmi, por edhe të bëjnë një lidhje të qartë mes sulmit dhe trysnisë që ish-Presidenti Trump ushtroi ndaj disa shteteve dhe Kongresit, për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Në një kohë kur faktet bazë lidhur me atë çka ndodhi më 6 janar janë të njohura, komisioni thotë se sasia e jashtëzakonshme e materialit që ligjvënësit kanë mbledhur, deri tani 35,000 faqe dokumentash, përfshirë mesazhe telefonike, emaile e të dhëna mbi telefonata të kryera, të siguruara nga njerëz të afërt me zotit Trump, nxjerr në pah detaje të rëndësishme të sulmit më të rëndë ndaj Kapitolit në dy shekuj, i cili u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?