Pushtimi i Ukrainës, Kina nuk dënon agresionin rus: SHBA i hodhi benzinë zjarrit

24 Shkurt 2022, 13:34| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 13:35

  • Share

Kina nuk ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por në vend të kësaj kanë përsëritur thirrjet për palët që të "ushtrojnë vetëpërmbajtje", duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se  "i hodhën benzinë zjarrit".

Në një konferencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme që vazhdoi për më shumë se 90 minuta, zëdhënësja dhe ndihmësministri i Punëve të Jashtme në Kinë, Hua Chunying shmangu më shumë se 11 pyetje në lidhje me veprimet e Rusisë në Ukrainë. Ato përfshinin pyetje të përsëritura nëse Pekini do t'i konsideronte aktet e Rusisë një pushtim dhe nëse ato shkelnin integritetin territorial të Ukrainës.

Hua shtoi se Kina do të fillojë importimin e grurit rus, një veprim që mund të lehtësojë ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

"Çështja e Ukrainës ka një sfond historik shumë të ndërlikuar. Ajo ka evoluar në situatën aktuale për shkak të veprimit të përbashkët të faktorëve të ndryshëm... siguria duhet të jetë çështje e bashkëpunimit të përbashkët dhe sigurisë së qëndrueshme, dhe shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha palëve duhet të të respektohen dhe të adresohen", tha Hua.

Pas pyetjeve nga media të shumta nëse Kina i konsideronte lëvizjet e Rusisë një pushtim, Hua i pyeti gazetarët: "Pse jeni të fiksuar me këtë pyetje? Mund të pyesni palën amerikane. Ata vazhdojnë t'i hedhin benzinë zjarrit... Mund t'i pyesni nëse kanë ndonjë plan për të shuar zjarrin."


Lajmi kryesor:

Sulmi i Rusisë në Ukrainë 'ngre në këmbë' botën! BE: Orët më të errëta për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore! Johnson: Bllokojmë linjat ajrore dhe bankat ruse! Lavrov: Perëndimi s'respekton ligjin ndërkombëtar


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?