Sociale

Pushuesit dynden drejt bregdetit, trafik kilometrik në aksin Milot-Lezhë dhe në rrugën e Shëngjinit (VIDEO)

5 Korrik, 10:44| Përditesimi: 5 Korrik, 11:50

  • Share

Dyndja e pushuesve drejt bregdetit të Lezhës, në Shëngjin dhe Tale, ka sjellë fluks të lartë automjetesh dhe trafik të rënduar në akset kryesore rrugore gjatë kësaj fundjave.

Problematikat më të theksuara janë regjistruar në aksin nacional Milot-Lezhë dhe në rrugen e Shëngjinit, ku qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të fluksit të madh.

Policia Rrugore është vendosur në disa pika kyçe për të menaxhuar trafikun dhe për të krijuar lehtësi në lëvizje, por rrugët e ngushta dhe infrastruktura e kufizuar vijojnë të jenë sfida kryesore për qarkullimin në këtë zonë gjatë sezonit veror.

Trafiku i rënduar në Lezhë është tashmë një fenomen i përsëritur çdo verë, duke nxjerrë në pah nevojën për përmirësime të mëtejshme infrastrukturore për të përballuar rritjen e ndjeshme të numrit të pushuesve.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?