Vjeshta ka nisur me pesimizëm për ekonominë, sikundër u mbyll edhe vera. Për shkak të ecurisë jo të mirë të aktivitetit dhe mungesës së punonjësve, bizneset e sektorit të tregtisë kanë ulur besimin në ekonomi me 9.7% në muajin shtator.
“Mungesa e prodhimit industrial, rënia e kontratave të reja si dhe pritshmëritë jo pozitive për eksportet në muajit e ardhshëm, kanë bërë që sektori i industrisë të jetë pesimist në shtator, dhe për pasojë treguesi i besimit në ekonomi ra me 6.3%”, thotë Banka e Shqipërisë.
Vjeshta duket e ‘mbarë’ për sektorin e turizmit, qytetarët dhe ndërtuesit. Referuar vrojtimit, bizneset në fushën e shërbimeve ishin 2% më shumë optimistë në muajin e kaluar, ndikuar prej rritjes së kërkesës, pra po vijon të kenë pushues edhe në vjeshtë.
Ndërsa qytetarët e rritën besimin me 0.8%, pasi thonë se kanë shtuar blerjet, por nga ana tjetër nuk kanë pritshmëri të mira për gjendjen financiare në të ardhmen.
Kurse ndërtuesit duket të jenë në staniacion pasi nuk kanë ndryshuar pritshmëri, pasi pohojnë për shtim të aktivitetet ndërtues por kanë më pak kërkesë për apartamente, ndaj edhe pritshmëritë për muajit e ardhshëm nuk janë pozitive, pasi presin rënie të porosive për prona dhe ulje çmimesh.
Sa i takon sektorëve të tjetër, ato shfaqin pesimizëm për muajit e mbetur të vitit, ndikuar nga pritshmëri më të ulëta për çmimet, punësimin dhe aktivitetin e tyre.
Komente
