Rradhët në doganën e Morinës

Fundjava risjell radhë të gjata në Morinë, pushuesit kosovarë nisen drejt bregdetit shqiptar

31 Korrik 2020, 10:16| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 10:32

  • Share

Një numër i madh qytetarësh kosovarë, që në orët e para të mëngjesit të sotëm u nisën drejt bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën. Shumica prej tyre do ta kalojnë festën fetare të Kurban Bajramit në Shqipëri, marrë këtu parasysh edhe sezonin e verës.

Edhe pse shifrat e të prekurve dhe të vdekurve prej COVID-19 janë në rrije, kosovarët përsëri nuk shfaqin frikë nga prekja e virusit. Rradhë të gjata automjetesh  janë krijuar në doganën e Morinës. Kujtojmë se fundjavën e kaluar vendi ynë u vizitua nga 40 mijë kosovarë. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?