Pushuesit kosovarë kanë mbushur këtë fundjavë Velipojën. Ato shprehen të kënaqur me kushtet qe gjejnë atje, ndërkohë që nga ana tjetër ftojnë të gjithë shqiptarët e Kosovës të kalojnë pushimet në Velipojë dhe të mos kenë frikë nga covid-19.
'Po më pëlqejnë pushimet dhe Velipoja. Vij dy herë në vit nga Kosova këtu sepse ka pastëri, rregulla dhe vjedhja s'ka. Çmimet janë të mira dhe frikë nga koronavirusi nuk kam. Gjithsesi kosovarët po kanë frikë me ardh këtu. Unë u them atyre mos u frikësoni, por hajdeni këtu,'-shprehet një pushues në Velipojë.
'Unë vij nga Gjokava, vij shumë shpesh këtu, ndoshta dhe çdo vit. Ujë është shumë i mirë dhe ka bollëk çdo gjë. Ne jemi në çadër private, ndërsa çmimet janë të arsyeshme deri diku. Pastëria sivjet më duket më mirë,'-deklaron një tjetër pushues.
'Është një plazh i mirë, shërbimet e mira dhe çmimet e ulta. Vij me çadër time se privatet janë të shtrenjta. Rojet bregdetare mungojnë, por këtu nuk ka rrezik shumë të lartë,'-thotë gjithashtu një pushues nga Kosova në Velipojë.
Ndërkohë një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Sarandë, aty ku pushuesit kanë mbushur plazhet dhe madje duken edhe më të shumtë.
o Saranda edhe ne Ksamil duhet plazh publik o idiita te bashkis.
Përgjigjuduam meshum plazhe publike,publike negjithe boten egzistojn meshum plazhe publike nuk mund te kapet deti per interesa te lekut. deti esht i popullit ejo i bizniseve.
Përgjigju