Luis Rubiales dhe momenti i diskutuar i puthjes

Puthi futbollisten me forcë, në Spanjë presion për dorëheqjen e kreut të Federatës së Futbollit! Prokuroria nis hetimet

29 Gusht 2023, 13:47| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 13:51

  • Share

Kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales është pezulluar nga FIFA dhe një hetim vijon kundër tij edhe nga Prokuroria e Spanjës, pasi 46-vjeçari puthi me forcë futbollisten Jenni Hermoso në cermoninë e çmimeve për Kupën e Botës për femra, aty ku spanjollet fituan në finale dhe u shpallën kampione të botës.

Tanimë veç hetimit nga Prokuroria për "sulm seksual" dhe pezullimit nga FIFA deri në një hetim të plotë, presioni për Rubiales vazhdon edhe nga drejtuesit rajonalë të Federatës në Spanjë. Këta të fundit me një vendim të përbashkët kanë kërkuar dorëheqjen e tij, me këtë të fundit që nuk e ka marrë në konsideratë.

Në zhvillimet e tjera për këtë çështje, nëna e Rubiales, Angeles Bejar, u mbyll në një kishë spanjolle dhe hyri në grevë urie në shenjë proteste për trajtimin e djalit të saj. Në mbrëmjen e djeshme, qindra njerëz u mblodhën në qendër të Madridit në protesta të thirrura nga grupet feministe në mbështetje të Hermoso dhe kundër Rubiales.

Rubiales u pezullua të shtunën nga organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, një ditë pasi ai kishte këmbëngulur se nuk do të jepte dorëheqjen dhe pretendoi se puthja ishte "reciproke dhe konsensuale".

"Pas ngjarjeve të fundit dhe sjelljes së papranueshme që ka dëmtuar seriozisht imazhin e futbollit spanjoll, presidentët kërkojnë që Luis Rubiales të japë dorëheqjen menjëherë si president i RFEF”, tha federata (RFEF) në një deklaratë të hënën, pas një takimi të jashtëzakonshëm të kryetarët e saj rajonalë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?