Puthi me forcë futbollisten, Spanja nis hetimet ndaj shefit të federatës së futbollit për abuzim seksual

28 Gusht 2023, 18:12| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 18:13

  • Share

Prokurorët në gjykatën kryesore penale në Spanjë njoftuan se kanë nisur një hetim preliminar ndaj shefit të futbollit spanjoll, Luis Rubiales, pasi ai puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso në ceremoninë e Kupës së Botës. Prokurorët do të hetojnë nëse kjo përbën “sulm seksual”.

Presidenti i Federatës spanjolle të Futbollit (RFEF) gjatë fundjavës u pezullua nga posti i tij nga FIFA. Ai mund të përballet me sanksione të reja nëse gjykata e sportit pranon ankesat kundër tij në takimin që mbahet të hënën.

Pasi kombëtarja e grave në futboll e Spanjës fitoi Kupën e Botës më 20 gusht në Sidnej, Rubiales gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve puthi me forcë Hermoson. Ky veprim nxiti reagime të shumta.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?