Këngëtari i njohur Robert Berisha ka qenë i ftuar në spektaklin “Love Story Talk” ku ka marrë edhe një puthje në buzë nga një prej vajzave të këtij spektakli. Konkurrentja e quajtur Kleona ka folur për herë të parë rreth puthjes me këngëtarin nga Kosova, ku la të kuptohej se ai ka insistuar të njihen më shumë.
E ftuar në një intervistë, ajo u shpreh se të dy ishin të emocionuar por ajo u tregua më guximtare dhe vendosi ta puthë këngëtarin.
“Aty në fakt na kishte kapur të gjithave emocioni, por unë si gocë më guximtare se të tjerat e bëra fakt të kryer. Xhensila e di që jam e çmendur dhe pyeti e bëri me të vërtetë kjo këtë? U ndjeva mirë”, u shpreh ajo.
Ajo u pyet gjithashtu nëse pas puthjes live në emision, Robert Berisa ka insituar ta njohë më shumë. Me përgjigjet e saj, Kleona nuk dha detaje por la të kuptohet që këngëtari ka pasur interes për të edhe pas puthjes.
Pyetje:Të tha ndonjë gjë Roberti pas programit? Ndonjë ngacmim ndonjë mesazh?
Kleona: E di që të intereson të dish çfarë pas puthjes, por nuk do t’i them.
Pyetje: Domethënë që ka pasur?
Kleona: Po gjithë kjo gocë mos ketë?
Pyetje: Ishte Roberti ai që insistoi?
Kleona: Të lutem shumë, unë jam gocë tradicionale dhe i bën burri këto gjëra.