Një moment i papritur ndodhi natën e tretë të festivalit të Sanremos në Itali dhe kishte protagonistë Amadeus, Rocio Muñoz Morales dhe Massimo Ranieri. Aktorja spanjolle, bashkëshortja e Raoul Bova, ka nisur një përmbledhje mbi të gjitha gjërat që ka mësuar në këto dhjetë vite në Itali.
Ndër këto edhe përshëndetja italiane: shtrëngimi i duarve plus puthja e dyfishtë që shpesh çon në momente sikleti kur kokat shkojnë në të njëjtin drejtim. Pikërisht ajo që ndodhi në skenën e Ariston mes Amadeus dhe Rocio.