Aktorja Jennifer Aniston ka marrë vëmenjen e të gjithëve gjatë emisionit të moderatores Ellen Degeneres.
Gjatë bisedës, Aniston e pyeti Ellen se kur ishte hera e fundit që kishte puthur një mashkull dhe ajo u përgjigj se nuk puthte vetëm femra por edhe meshkuj.
Nisur nga pyetja e aktores, moderatorja donte të dinte se kur kishte puthur një vajzë për herë të fundit e Jennifer u përgjigj se nuk kishte ndodhur kurrë.
Më pas Ellen mes të qeshurave të publikut, u afrua dhe ato u puthën live në emision duke sjellë një nga videot më të komentuara të javës.
“Ti ke kaq buzë të buta, nuk qenka aq e frikshme", ka thënë aktorja pas puthjes.
Kjo është ajo çfarë po prisnin të gjithë është shprehur Ellen, mes duartrokitjeve të publikut.
Jennifer Aniston po promovon serialin e saj më të ri, ‘The Morning Show’, që do të fillojë të shfaqet në Apple TV+ në fillim të nëntorit.