Puthja e supermanit me shokun e tij

Bota

Puthja që trazoi rrjetin, DC komiks lajmëron: Supermeni i ardhshëm do të jetë biseksual! Autori: Çdo njeri ka të drejtë të shohë veten si hero

13 Tetor 2021, 14:01| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 14:02

  • Share

“Unë kam thënë gjithmonë se cdo njeri meriton të gjej heroin e tij si dhe të shohë vetën si një hero”, kështu është shprehur krijuesi Tom Taylor, i cili pritet të sjellë në një version krejt ndryshe nga se e kemi imagjinuar Supermenin, si biseksual.

Si do të paraqitet Supermeni ‘i ri’?

Suopermeni i fundit, Joe Kent, në librin e ardhshëm me komik nga DC i cili do të publikohet me 9 nentor, do të portretizohet si një personazh biseksual që do të krijojë një marrëdhënie dashuri me shokun e tij, të të njëjtin seks, Jay Nakamura.

Skenari është pjesë e 'Superman: Son of Kal-El', i cili është një seri me komiks që ndjek Jon ndërsa ai merr rolin e Superman nga babai i tij, Clark Kent.

DC Comics bëri njoftimin në “National Coming Out Day” (dita në të cilën feston cdo njeri që ka treguar hapur seksualitetin e tij).

Çfarë është biseksualiteti?

Biseksualiteti është një tërheqje emocionale, tërheqje seksuale, ose sjellje seksuale kundrejt të dyja sekseve: meshkujve dhe femrave ose tërheqja romantike dhe seksuale ndaj personave me çfarëdolloj seksi ose identiteti gjinor; ky aspekt i dytë cilësohet me termin alternativ panseksualiteti.

DC Comics tha se dyshja do të përfshihen në mënyrë romantike në librin e ardhshme i cili do të publikohet së shpejti. Edhe pse detajet e skenarit nuk janë zbuluar ende, imazhet e ndara nga DC Comics tregojnë Jon dhe Jay duke shkëmbyer një puthje.

“Simboli i Supermanit qëndronte gjithmonë për shpresën, për të vërtetën dhe për drejtësinë. Sot, ai simbol përfaqëson diçka më shumë.”, tha thënë krijuesi i këtij Supermeni, në versionin e ti të ri.

Ky ndryshim në imazhin e supermenit klasik ka trazuar njerëzit në botë, ndërsa ka pasur reagime të forta kundërshtuese si dhe përkrahës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liu: 13/10/2021 16:51

    Dakort o z.autor,Çdo njeri ka të drejtë të shohë veten si hero,por jo si by.... & gay.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?