“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” është komedia e cila po shfaqet në teatër dhe duket se suksesi i kësaj shfaqje është e lidhur ngushtë me mesazhin që synon të pëcjellë nëpërmjet batutave dhe humorit.
Nëpërmjet skenave komike kjo komedi prek realitetin mes pushtetit dhe korrupsionit dhe nxjerr në pah ‘defektet’ e politikanëve.
Mes një kasti të përzgjedhur aktorësh ishte edhe Jorida Meta në rolin e gruas së ministrit, e cila në skenë shkëmben edhe puthje në buzë me Dritan Boricin, në shfaqje sekretari i ministrit.
E ftuar në emisionin “Rreze Dielli’, aktorja është shprehur se bashkëshorti I saj e ka pëlqyer ëshfaqjen, ndërkohë që I vetmi ‘kritikues’ ishte djali I saj.
“Anteo vjen në teatër, e mora në prova, provën e parë e pa deri në fund, në të dytën duke bërë xhiro. Erdhi e pa bashkë me Kolin shfaqjen. E vetmja gjë ishte, Më tha të të bëj një pyetje: Tan Boriçi ty të puth në buzë? Nuk e pati për xhelozi, më shumë për kureshtje.I pëlqeu dhe tha dua të vij ta shoh prapë.” shprehet aktorja.
“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” u ngjit në skenë nga regjisorja Elma Doresi dhe aktorët Rozana Radi, Dritan Borici, Klod Hoxha, Alban Musa, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Jorida Meta, Aldion Matarangasi, Suela Konjari dhe Elidon Alika.