Presidenti rus Vladimir Putin

Bota

Putin: Biden propozoi shtyrjen e pranimit të Ukrainës në NATO në 2021

27 Dhjetor, 09:03| Përditesimi: 27 Dhjetor, 09:11

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin pretendoi të enjten (26 dhjetor) se homologu i tij amerikan në largim Joe Biden propozoi shtyrjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në vitin 2021.

“Unë e di që presidenti aktual Biden foli për këtë, nuk është sekret, në vitin 2021. Ai më propozoi pikërisht këtë të shtyja pranimin e Ukrainës në NATO për 10-15 vjet, sepse ajo nuk është ende gati”, tha Putin me gazetarët në një konferencë shtypi në Shën Petersburg. 

Ai vazhdoi duke thënë se, në këtë drejtim, nuk është njohur me deklaratat e ekipit të presidentit të zgjedhur Donald Trump. 

“Nuk e di se si do të zhvillohet më tej kjo situatë, cilat do të jenë udhëzimet nga presidenti i zgjedhur. Të shohim”, tha ai.

Rusia ka përmendur zgjerimin e NATO-s drejt kufijve të saj si një arsye kryesore për të filluar "operacionin e saj special ushtarak" në Ukrainë më 24 shkurt 2022.

Trump, i cili do të marrë presidencën muajin e ardhshëm, është zotuar se do t'i japë fund konfliktit mes dy vendeve./AA

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?