Centrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë

Bota

Putin dhe Macron bien dakord që IAEA duhet të vizitojë centralin bërthamor, Ukraina: Rusia do ta nxjerrë jashtë funksionit

19 Gusht 2022, 16:20| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 16:28

  • Share

Presidenti rus Putin dhe homologu i Francës Macron ranë dakord që inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) duhet  të vizitojnë centralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Gjatë telefonatës së tyre mesditën e të premtes, Putin fajësoi Kievin për granatimet e fundit në central. Ukraina, ndërkohë, ka ngritur më parë të njëjtën akuzë ndaj Rusisë.

Kjo ‘marrëveshje’ vjen në ditën kur Kompania e energjisë bërthamore në Ukrainë ‘Enerhoatom’ deklaroi se trupat ruse që kontrollojnë centralin bërthamor mund të planifikojnë ta ndërpresin atë nga linjat që ushqejnë me energji sistemin energjetik të Ukrainës në një të ardhme të afërt.

Për këtë, kompania i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë, pasi abuzimet me centralin mund të çojnë në katastrofë botërore.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar edhe një herë që të marrë të gjitha masat e nevojshme sa më shpejt që të jetë e mundur për të marrë kontrollin e centralit bërthamor nga duart e rusëve sepse siguria bërthamore dhe e rrezatimit e gjithë njerëzimit është në rrezik”, tha Enerhoatom.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Shefi i OKB-së: Dëmtimi i centralit bërthamor do të ishte vetëvrasje


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?